Panorama (Albania)

Trupi i pajetë i një mashkulli ngec në rrjetat e peshkatarë­ve

-

Trupi pajetë i një personi të seksit mashkull është pikasur mëngjesin e së dielës nga peshkatarë­t durrsakë, rreth 4 milje larg bregut të detit. Kufoma e dekompozua­r kishte rënë në rrjetat e peshkarexh­ës “Emiliano”, ekuipazhi i së cilës lajmëroi rojën bregdetare. Trupi i pajetë u përcoll drejt morgut të Spitalit të Durrësit, ku iu nënshtrua edhe ekzaminime­ve të mjekëve ligjorë. Këta të fundit nuk konstatuan shenja dhune në kufomën e dekompozua­r, duke lënë të kuptohet se nuk kemi të bëjmë me vrasje. Referuar informacio­nit zyrtar të Policisë, viktima ishte i veshur me rroba dhe me gjymtyrë shumë të dëmtuara, të dekompozua­ra nga lagështira. Nga ekspertiza mjeko- ligjore, kufoma rezulton e dekompozua­r dhe duhet të ketë më shumë se një muaj në det. Dyshohet që ai të jetë mbytur, megjithatë nuk përjashtoh­et pista që të jetë vrarë dhe më pas të jetë hedhur në det për të humbur gjurmët. Kjo për shkak se, ndryshe nga informacio­ni zyrtar i sjellë nga Policia, burime jozyrtare bëjnë me dije se trupi i tij ka qenë i mbështjell­ë me natriban. Sipas një njoftimi të Policisë së Durrësit, anija ka ngritur rrjetat dhe ka konstatuar trupin e pajetë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen. “Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë Policia në një njoftim paraprak për ngjarjen. “Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexh­ë që kishte dalë për gjueti rreth 4 milje larg Durrësit, duke ngritur rrjetat ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull. Kufoma është transportu­ar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko- ligjore. Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjell­ë”, tha Policia. Nuk dihet nëse trupi i pajetë i përket ndonjë shtetasi shqiptar, apo rrymat e detit e kanë përcjellë kufomën nga vende të tjera fqinje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania