Panorama (Albania)

"Ç’më tha Kadri Hazbiu mbëmjen e 18 dhjetorit ' 81"

-

Duro Shehu shprehet se e ka peng të madh që nuk mori pjesë në varrimin e të vëllait, Mehmetit, i urdhëruar nga ish- ministri i Mbrojtjes, Kadri Hazbiu. Në atë kohë, Duro ishte kreu i Komandës së Aviacionit Luftarak dhe sa u njoh me lajmin e kobshëm, u paraqit menjëherë në zyrën e ministrit të Mbrojtjes. Ai thotë se deri në vdekje nuk ka për ta harruar kurrë takimin me këtë të fundit, natën e mortit në zyrën e tij. "Ishin çastet e rënda kur sa isha njoftuar për tragjedinë e Mehmetit dhe kërkova të takohesha me Kadriun", kujton vëllai i ish- Kryeminist­rit më jetëgjatë të regjimit komunist. "Kadriu deri atëherë ishte një nga miqtë më të afërt të Mehmetit dhe mendoja se do më sqaronte me dashamirës­i, por çuditërish­t, këtë radhë takova një Kadri tjetër", shton Shehu i ngazëllyer. "Dëgjo Duro, - më tha, - ke ardhur për problemin e Mehmetit. Ai vrau veten për atë vajzën e Turdiut". Tani, - m'u drejtua, - lajmëro vëllezërit dhe shkoni në shtëpi te xhenazja. U thuaj se Partia nuk do ta varrosë. Është vetëvrarë e kjo do të thotë tradhti. Pastaj, me ato që ka bërë, mund të dalë se ka qenë armik". Desha t'i kërkoja diçka më shumë, por ishte e kotë. Atë çast Kadriu u çua në këmbë, hoqi syzet dhe m'u drejtua përmbledht­azi: "Është urdhër. Kështu duhet bërë. Mirupafshi­m!". Në largim e sipër më tha që unë, si komunist dhe kuadër me përgjegjës­i, nuk duhej të merrja pjesë në varrimin që do të bëhej të nesërmen. Ndër momentet më dramatike të asaj ngjarjeje të rëndë, Shehu veçon detajet nga nata e mortit në shtëpinë e Mehmetit, ku bashkë me 12 familjarët e tij, ishin dhe 40 oficerë Sigurimi, që e gdhinë te trupi i pajetë në vilën kryeminist­rore të rrethuar me autoblinda dhe pushkatarë të maskuar, si në gjendje lufte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania