Panorama (Albania)

Isuf Kalo: Si e mësova vetëvrasje­n e Mehmetit

Ngjarja më e bujshme dhe më e frikshme e r egjimit

- Isuf Kalo

Më 18 dhjetor në mëngjes, pasi u mësua vetëvrasja e Mehmetit, fill pas nisjes së Enverit në zyrë atë ditë, me porosi të Nexhmijes, përveç anëtarit të urgjencës së ekipit tonë mjekësor, shkova edhe unë. Sulo më vendosi në një zyrë të vogël të Komitetit Qendror të Partisë, shumë pranë asaj të Enverit. Aty isha vetëm. I zhytur në mendime. Në botën e mbyllur të Shqipërisë, ngjarja më e bujshme dhe më e frikshme e asaj kohe sapo kish ndodhur. Mehmet Shehu ish gjetur i vdekur. I gjakosur me një plagë plumbi në gjoks. Dy mjekët e njohur të ekspertizë­s ligjore, Bashkim Xhuveli dhe Fatos Harito, u sollën menjëherë atë mëngjes në vendin e ngjarjes, me detyrë të përcaktoni­n shkakun e vdekjes.

Ata vërtetuan që plaga në gjoks ishte tejpërshku­ese: tipike për plagët e shkaktuara nga plumbi. Dr. Harito e gjeti edhe plumbin të zhytur dhe paksa të shtrembëru­ar në dysheme, prej nga ai e nxori me një spatul. Vdekja, sipas raportit të tyre, mund të ish shkaktuar nga hemorragji­a, meqë plumbi mendohej të kishte përshkruar zemrën, ose aortën apo ndonjë arterie të madhe. Fjala "MUND" në raport u shënua nga dr. Harito qëllimisht me germa të mëdha, sepse konkluzion­i i tyre u bazua vetëm me anë të vrojtimit me sy të trupit nga jashtë dhe të ambientit. Askush nuk e mati sa ato ishin çarë, sepse autopsia nuk u krye. Nuk dihet pse dhe kush ( cili?) pat thënë verbalisht (!!) që ajo nuk do të kryhet. Prandaj, shkaku i vdekjes u konkludua bazuar në trupin e shtrirë në krevat, me një plagë të vetme të madhe në gjoks dhe një revolver pranë. Dr. Fatos Harito e zhveshi vetë viktimën. Ai ishte i shtrirë në krevatin e tij ku flinte çdo natë, me pizhamet e zakonshme, por ndryshe nga ditët e tjera, nuk e kishte zhveshur këmishën që kishte mbajtur veshur atë ditë. Sipas dr. Haritos, kjo ishte shenjë e tërthortë në favor të vetëvrasje­s. Ai nuk ishte shtrirë në krevat si zakonisht për të fjetur, por kishte pasur në mendje një tjetër plan. Dr. Harito i mori viktimës edhe kampione të gjakut, të cilat u analizuan. Ai është shprehur qartas shumë herë që në gjak nuk u gjetën shenja helmi, as të ndonjë substance narkotike apo somnifere, që ta kishte vënë atë në gjumë. Gjykuar nga plaga dhe nga trajektorj­a e plumbit, të dy ekspertët mjekoligjo­rë janë shprehur të sigurt që Mehmeti është vetëvrarë…. Ajo që u tha se vulosi gjithçka, qe një letër. Ajo u gjet mbi tavolinën e dhomës brenda një zarfi, sipër të cilit ishte shkruar me kaligrafin­ë autentike të Mehmetit: "T'i jepet në dorë shokut Enver. Askujt tjetër". Bazuar në faktet e mësipërme dhe në analizën e rrethanave, në të cilat ai u gjend pa shpresë dhe pa rrugëdalje, edhe bindja ime është se Mehmeti u vetëvra. Kjo, jo për pasojë të dobësisë apo krizës nervore. Besoj se atë akt ai e kreu me mendje të kthjellët, si tentativë e fundit dhe e vetme për të shpëtuar në këmbim të ndarjes vullnetare nga jeta familjen e tij dhe disa vlera e merita personale dhe shtetërore, shumë të shtrenjta për të. Atë ditë binte një shi i dendur, i mërzitshëm dhe herë- herë me vrull nervoz, inatçor.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania