Panorama (Albania)

Listat ekskluzive që nga 1993 deri në 2014, sa para marrin ish- pronarët

Vendimet finale të Agjencisë së Pronave për mbi 25 mijë dosje, që nga nisja e aplikimit për kompensim, deri në mbylljen finale të procesit

- TIRANE

Pas më shumë se 27 vitesh, që nga viti i largët 1992, duket se procesi i njohjes dhe kompensimi­t të pronave është drejt finalizimi­t.

Jo se pronarët kanë marrë paratë apo janë kompensuar me tokë, por më në fund, Agjencia e Pronave ka gati të gjithë databazën, me mbi 25 mijë dosje, me problemati­kat dhe vlerën financiare që i takon çdo pronari të shpronësua­r nga qeveritë komuniste pas 1944- ës. Gazeta ka siguruar regjistrin e plotë me emrat dhe vlerësimin financiar të të gjithë pronarëve, që kanë aplikuar në Agjencinë e Pronave, nga viti 1993 deri në vitin 2014, sa para i takon çdo dosjeje dhe rastet kur figuron pa fatura apo edhe kur fatura është në vlerë negative. Gazeta nis nga sot botimin ekskluziv të listave finale, pra të pronarëve dhe vlerës finale të njohur nga Agjencia si "borxh", për tokat e zëna. Secili nga ish- pronarët apo trashëgimt­arët e tyre mund të qartësojnë tashmë se çfarë vlere financiare ka prona e tij. Mënyra e kompensimi­t është një tjetër histori, e cila varion nga kompensimi me para në dorë, te kompensimi me tokë. Në vijim të publikimit të listave, gazeta do të sqarojë si do bëhet kompensimi për çdo rast, sa para mund të përfitojë pronari dhe sa tokë mund të marrë si kompensim. Në muajin shkurt të këtij viti skadoi edhe afati ligjor për vlerësimin ekonomik të të gjithë fondit të dosjeve të arkivuara prej vitesh në Agjenci. Në përfundim të këtij procesi, ATP- ja arriti të dalë me një faturë vetëm për 18 mijë dosje, për të cilët rëndon një faturë 100 miliardë lekë ose thënë ndryshe, 1 miliard dollarë. Një vlerë kjo shumë herë larg pritshmëri­ve të pronarëve. Ndërkohë, më shumë se 7 mijë dosje mbeten të patrajtuar­a, duke u penalizuar nga përfundimi i afatit ligjor. Të vetmen mundësi të mbetur, këto familje kanë Gjykatën. Referuar po ashtu të dhënave zyrtare, nga aplikimi i formulës së re, sipas së cilës për përllogari­tjen e faturës zëri kadastral i pronës së vlerësuar do të ishte zëri i origjinës dhe çmimet për metër katror ato të sotmet, pati jo pak, por 3721 pronarë, të cilët dolën jashtë skeme, duke u konsiderua­r të kompensuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania