Panorama (Albania)

Dokumenti sekret tregon dëmet që do hasë Britania pas Brexit pa pakt

-

Një dokument sekret që parashikon se çfarë do të ndodhë me Mbretërinë e Bashkuar pas një daljeje të mundshme nga BE- ja pa marrëveshj­e deri më 31 tetor, ka rrjedhur dhe është publikuar në “Sunday Times”. Dokumenti i koduar me emrin “Operation Yellowhamm­er”, parashikon se Britania do të përballet me pengesa në porte, mungesë të ilaçeve, karburante­ve, ushqimit, si dhe një kufi të vështirë me Irlandën nëse largohet nga Bashkimi Evropian pa asnjë marrëveshj­e. Ai detajon mënyrat se si liderët e qeverisë britanike po punojnë për të shmangur një “rrënim katastrofi­k në infrastruk­turën e vendit”. Kamionët mund të hasen me vonesa 2- ditore në porte dhe me ndërprerje të konsiderue­shme që mund të zgjasin deri në tre muaj, gjë që do të ndikonte në furnizimin me karburant në Londër dhe juglindje të Anglisë, sipas dokumentit. Po ashtu furnizimet mjekësore do të jenë të prekshme ndaj vonesave të gjata, pasi rreth tre të katërtat e ilaçeve të Mbretërisë së Bashkuar kalojnë nga Kanali Anglez. Parashikoh­et se ushqimet e freskëta do të bëhen më pak të disponuesh­me dhe çmimet do të rriten. Ky rezultat pritet të godasë veçanërish­t grupet e cenueshme. Qeveria britanike parashikon kthimin e një kufiri të vështirë me Irlandën, gjë që mund të shkaktojë protesta dhe bllokime në rrugë. Në dokumentin alarmues për Britaninë parashikoh­et gjithashtu mbyllja e dy rafinerive të naftës, duke shkaktuar një humbje të pritshme të 2000 vendeve të punës, trazira nga punëtorët dhe ndërprerje të furnizimit me karburant. Një burim qeveritar ka thënë për “Sunday Times” se, “Ky nuk është ‘ Projekti Frika’, ky është vlerësimi më realist i asaj me të cilën mund të përballet publiku, nëse Britania del nga BE pa asnjë marrëveshj­e. Këta janë skenarë të mundshëm, themelorë, të arsyeshëm dhe jo rasti më i keq”.

 ?? Boris Johnson ??
Boris Johnson

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania