Panorama (Albania)

Shtëpia e Bardhë konfirmon: Po shqyrtojmë blerjen e Grenladës

Kudlow: Është vend strategjik, çështja është në zhvillim

-

Presidenti i SHBA, Donald Trump, po e konsideron me të vërtetë blerjen e Grenlandës.

Pas lajmeve që ‘ morën dhenë’ në të gjithë botën, bazuar në mënyrën se si u janë përgjigjur raportimev­e për shitjen e vendit të tyre ligjvënës dhe pushtetarë nga Grenlanda apo Danimarka, dhe se si media të ndryshme kanë theksuar “shkallën e variueshme të seriozitet­it të Trump”, Shtëpia e Bardhë e konfirmoi se çështja është serioze. “Ne jemi duke e parë këtë opsion”, tha këshilltar­i i lartë ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow, në “Fox News Sunday”, kur u pyet për blerjen e Grenlandës. Kjo, pavarësish­t faktit që qeveria e Grenlandës iu përgjigj Presidenti­t Donald Trump me një deklaratë nga Kryeminist­ri i saj, se ishulli më i madh në botë nuk ishte për shitje. Komenti erdhi pasi “Wall Street Journal” raportoi i pari se Trump kishte hedhur idenë e blerjes së Grenlandës, një territor autonom danez. Por ishte e paqartë deri të dielën, nëse Trump e kishte diskutuar çështjen me shaka me këshilltar­ët e tij gjatë një mbrëmjeje, ku në të tilla raste bëhen edhe batuta, apo e mendonte me të vërtetë opsionin e shqyrtuar nga SHBA edhe shumë dekada më parë. Sipas “Associated Press”, interesi i Trump për Grenlandën karakteriz­ohej nga shkallë të ndryshme të seriozitet­it. Kudlow tha të dielën se çështja është “në zhvillim”. “Unë nuk dua të parashikoj një rezultat. Unë thjesht po them se Presidenti, i cili di një ose dy gjëra në lidhje me blerjen e pasurive të patundshme, dëshiron t’i hedhë një vështrim blerjes së Grenlandës”. Ai e quajti Grenlandën një vend strategjik me një shumë minerale të vlefshme. SHBA thuhet se e ka propozuar blerjen e Grenlandës nga Danimarka në vitin 1946 për 100 milionë dollarë, në kohën e Presidenti­t Truman, sipas AP dhe “Wall Street Journal”. SHBA ka pasur stacione moti dhe lehtësira ushtarake në ishull gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe aktualisht e ka një bazë të madhe ushtarake, “Thule Air Base” në Grenlandë. Ajo është instalimi më verior i ushtrisë amerikane në Veri të Rrethit Arktik. Kudlow e quajti Danimarkën një aleat të SHBA. Por Ministria e Punëve të Jashtme e Grenlandës, në një mesazh në “Twitter” theksoi se Grenlanda është e hapur për biznes, por nuk është në shitje.

 ??  ?? Presidenti i SHBA, Donald Trump, me imazhet e Grenlandës në sfond
Presidenti i SHBA, Donald Trump, me imazhet e Grenlandës në sfond

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania