Panorama (Albania)

Shpërthimi në Kabul, ISIS merr përgjegjës­inë për vrasjen e 63 dasmorëve

-

Një shpërthim nga një person me eksploziv në trup, në një dasmë në Kabul, Afganistan, ka marrë jetën e 63 njerëzve të shtunën në mbrëmje. Ngjarja mbeti pa autor deri në orët e pasdites së të dielës, kur ISIS vendosi të marrë përgjegjës­inë. Sulmi është konsiderua­r si një ndër më të përgjakshm­it gjatë muajve të fundit në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë. Dega e ISIS në këtë rajon ka lëshuar një deklaratë në internet të dielën, përmes së cilës merr përgjegjës­inë për shpërthimi­n. Dega e ISIS në Afganistan është bërë e njohur kohëve të fundit për shkak të sulmeve kundër civilëve. Në mesazhin e publikuar përfshihet fotografia e një burri të ri që mbante në dorë një armë të gjatë, i paraqitur si shtetas pakistanez me emrin Abu Asim. Grupi ka thënë se në këtë dasmë ishin mbledhur një grup i politeistë­ve, siç i quajnë ata praktikues­it e sektit shiite të Islamit. Numri i madh i viktimave të këtij sulmi në natën e dasmës, u bë i ditur të dielën paradite, kur Ministria e Brendshme e Afganistan­it njoftoi se së paku 63 persona janë vrarë dhe më shumë se 180 të tjerë janë plagosur. Të dyshuarit e parë ishin talebanët, të cilat kryejnë zakonisht sulme në Afganistan. Por zëdhënësi i tyre, Sohail Shaheen, tha ky grup nuk ka lidhje me sulmin në dasmë, duke shtuar se talebanët e dënojnë atë dhe e ndajnë dhimbjen me popullin. Presidenti i Afganistan­it, Ashraf Ghani, ka shprehur ngushëllim­e për familjarët e viktimave dhe njoftoi se e ka anuluar pjesëmarrj­en në një ceremoni për shënimin e 100- vjetorit të pavarësisë së këtij vendit nga Britania e Madhe.

 ??  ?? Këpucë të viktimave në dasmën afgane
Këpucë të viktimave në dasmën afgane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania