Panorama (Albania)

Lerda: Kisha vetëm një peng, trofeun ia dedikoj Olsi Ramës

-

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, pas fitores së Superkupës, u shpreh i lumtur që skuadra reagoi aq mirë në kohën shtesë. Ai foli për lojën dhe për kampionati­n në tërësi, ndërsa u tërbua në fund të intervistë­s për "RTSH", duke mos pranuar më pyetje të tjera. Një ndeshje për zemra të forta. E kishit parashikua­r kështu? Dua t'ia dedikoj këtë fitore familjes sime, si dhe Olsi Ramës, sepse është ai që e ka ndërtuar këtë skuadër, por që nuk mund të ishte këtu për probleme personale. Ishte një ndeshje që e filluam shumë mirë. Mund të shënonim edhe të dytin apo të tretin, këtë keqardhje kam. Më pas Kukësi barazoi, luajti më mirë, por ne besuam. Edhe në fund luajtëm aq mirë sa në fillim, kështu që e merituam fitoren. Gabimet në mbrojtje...? Dua të shoh ndeshjen, për të korrigjuar gabimet. Ka pasur gabime te goli i parë në vendosjen e lojtarëve. Pse skuadra ishte e çorganizua­r në pjesën e dytë? Ndodhi që goli i barazimit të Kukësit na dëmtoi moralin dhe na futi në presion. Na bëri të gabojmë dhe djemtë tanë vuajtën mundësitë e humbura. Kukësi, me lojtarë të mirë fizikisht na vuri në vështirësi pastaj. Si e shihni sezonin që po nis? Kampionati do të jetë i vështirë dhe kompleks. Janë 3- 4 skuadra që luftojnë. Ishte e rëndësishm­e për ne që të fillonim mirë sot ( dje). Tani do t'i dedikohemi kampionati­t.

Nëse ekipi do ishte më agresiv, a mendoni se do ta mbyllnit ndeshjen pa shtesa?

Ne bëmë një pjesë të parë të mirë dhe pengu i vetëm ishte që nuk dyfishuam. Natyrisht, edhe Kukësi është një skuadër me vlera dhe ndonjëherë nuk të lë të shprehesh në mënyrën më të mirë. Ndonjëherë, nuk është thjesht çështje teknike apo taktike, por edhe mentale.

Sa i kënaqur jeni me Brojën? A keni nevojë për ndërhyrje të tjera në merkato?

Nuk dua të flas për lojtarë të veçantë. Të katërta pyetjet e drejtuara ishin të njëjta. Për mua, këtu intervista është e mbyllur. Për merkaton duhet të pyesni Olsi Ramën ( në këtë moment trajneri ikën i nervozuar, duke braktisur intervistë­n në transmetim­in direkt).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania