Panorama (Albania)

Superkupa e kuqe, Partizani “shemb” Kukësin në shtesë

Musta bën dygolësh për Kukësin, por xhamajkani e zhvlerëson

-

Trofeu i parë për sezonin e ri futbollist­ik 2019- 2020 i ka shkuar Partizanit, i cili fitoi Superkupën e Shqipërisë për herë të dytë në historinë e tij.

Kjo finale ishte një ndeshje me dy fytyra dhe me dy përmbysje. Partizani e nis mirë dhe dominon mbi Kukësin dhe e gjen golin që në minutën e 6të me Malën. Të kuqtë në vijim tregohen egoistë duke shpërdorua­r dhe pas minutës së 30të e quajtën si të fituar ndeshjen, por ndëshkohen në të 39- ën nga Kukësi me Mustën. Pjesën e dytë shihet një Kukës i transformu­ar që dominon mbi "demat" dhe në minutën e 56- të i përmbysin kampionët me një perlë të Emiljano Mustës. Duke qenë në disavantaz­h, trajneri Lerda rifreskon sulmin, zëvendësim­e të cilat i dhanë të drejtë, pasi trofeu i parë erdhi edhe për meritë të xhamajkani­t Brajan Braun, që shënoi tripletë. Goli i Braunit në minutën 88- të bëri që ndeshja të shkojë në shtesë, e cila foli e gjitha për "demat" që shënuan sërish dy herë po me xhamajkani­n.

PJESA E PARË

Partizani e nis më mirë ndeshjen, ndërsa Kukësi vuan në fillim nga "arnimet" e detyruara në formacion të bëra nga trajneri Shpëtim Duro. Partizani e jep sinjalin e parë që në minutën e 5- të, por gjuajtja e Asanit ndalet nga Avdyli. Por, një minutë më pas, Partizani gjen golin me Malën, i cili shfrytëzon asistin e dhënë nga ish- lojtari i Kukësit, braziliani Melo. Partizani nuk e ndal ritmin dhe vijon të mendojë për sulmin. Të kuqtë kanë disa mundësi të pastra për të shënuar, por të kuqtë gabojnë në finalizim. Në të tilla raste, në lojë hyn ligji i pashkruar në futboll, që kur nuk shënon, do të pësosh. Kur të gjithë prisnin golin e dytë të "demave", në minutën e 39- të Kukësi e gjen në "gjumë" mbrojtjen e kuqe dhe i ndëshkon. Rroca pason për Mustën duke i dhënë një top pas shpinës së mbrojtjes. Elbasanasi shmang edhe portierin Hoxha dhe e dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 42- të, Mala humbet një rast të pastër, duke i mohuar Partizanit golin e dytë. Në shifrat 1- 1 mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË

Kukësi e nis fraksionin e dytë me një zëvendësim, ku Rroca jashtë forme ia la vendin Lulajt. Pjesa e dytë nisi me verilindor­ët në sulm, të cilët u dukën të transformu­ar nga pjesa e parë. Partizani lëshoi shumë terren duke i dhënë mundësi Kukësit të luajë topin dhe të ushtrojë presion. Në minutën e 49- të, Lerda bën zëvendësim­in e parë, ku Asani ia lë vendin Bardhit. Në minutën e 56- të, Musta shënon një gol të bukur nga një goditje dënimi duke përmbysur të kuqtë. Pas pësimit të golit, vjen zëvendësim­i i dytë për "demat", ku Solomon i lë vendin Braun. Verilindor­ët vijojnë të jenë më të qartë në lojën e tyre. Në të 66- ën, trajneri Duro bën një zëvendësim kokë më kokë, pasi del Shkurtaj dhe në fushë hyn Mirlind Daku. Duke parë që ekipi ishte larg portës kuksiane, në të 77- ën, trajneri italian bën ndërrimin e tretë. Melo, në hije në pjesën e dytë, i lë vendin Çinarit. Pas minutës së 80- të, të kuqtë kujtohen të luajnë dhe rrisin presionin. Në minutën e 83- të, trajneri Duro fut në fushë një tjetër sulmues, Çemën, për të gjetur golin e sigurisë. Por, në minutën 88- të "demat" barazojnë me Braun, i cili e dërgon ndeshjen në shtesë.

KOHA SHTESË

Partizani e kuptoi vonë se duhet të luante dhe pjesa e parë shtesë nisi vrullshëm, ku në kuadrin e pesë minutave, 94- 99, shënojnë edhe dy gola të tjerë me protagonis­t xhamajkani­n Brajan Braun, i cili realizon një tripletë në finalen e Superkupës. Ndërrimet i dhanë të drejtë trajnerit Lerda, pasi Bardhi, Çinari dhe Braun i dhanë ekipit më shumë frymë dhe siguri për të shkuar te fitimi i trofeut. Në pjesën e parë të shtesës, të dyja ekipet bënë edhe zëvendësim­et e katërta. Te Partizani, Mala ia lë vendin Romeros, ndërsa i çuditshëm ndërrimi te Kukësi, ku trajneri Duro vendos të nxjerrë nga loja Çemën në minutën e 105- të, i cili kishte hyrë në fushë në minutën e 83të. Kukësi u duk i lodhur në shtesat 2 herë nga 15 minuta dhe gjithçka u mbyll me fitoren 4- 2 për Partizanin, që fitoi edhe trofeun e parë sezonal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania