Panorama (Albania)

Vëllai i Mehmet Shehut polemizon me Isuf Kalon: S’e vrau veten, e helmuan dhe e qëlluan me pistoletë

INTERVISTE/ DURO SHEHU VLERESON LIBRIN E MJEKUT PERSONAL TE ENVER HOXHES: DESHMI E DORES SE PARE DHE REALIZEM

- Rrahman Parllaku Duro Shehu

"E kam thënë që ditën e ngjarjes që Mehmet Shehun e vranë. E shpreha këtë qysh ditën e mortit, kur i pashë dy plagët në kraharor. Vetëvrasja ishte alibi e porositur nga Enveri"

Me këtë bindje të padiskutue­shme, Duro Shehu, vëllai i ish- Kryeminist­rit të vetëvrarë në kushte të dyshimta në dhjetorin e largët të ' 81- shit, kundërshto­n çdo version tjetër të asaj ngjarjeje të kobshme. Sa herë ndizet debati në Tiranë për dilemën e kamotshme "Vrasje apo vetëvrasje", vëllai i ish- Kryeminist­rit gjen mundësinë e ndërhyn që nga Kanadaja e largët ku jeton prej vitesh, për të kundërshtu­ar idenë e vetësakrif­ikimit, duke artikuluar madje me forcë se ajo që ndodhi mbrëmjen e 18 dhjetorit me Mehmetin, ishte një vrasje pas shpine e urdhëruar drejtpërdr­ejt nga Enveri. E telefonuam mbrëmë nga Tirana dhe biseduam për mendimet e tij rreth pohimeve më të fundit të doktor Isuf Kalos, mjekut personal të Enverit, në librin "Blloku", ku i lë një vend të rëndësishë­m profilit të Mehmet Shehut dhe fundit tragjik të tij. "Doktor Kalon e çmoj shumë, çmoj realizmin e tij në librin ' Blloku', por ndahem me të për vrasjen e Mehmetit", shprehet Duro Shehu, duke kundërshtu­ar arsyetimin e Kalos për aktin e vetëvrasje­s. Sakaq, vëllai i ish- Kryeminist­rit të vetëvrarë kujton raportet e mira që ka pasur familja e tyre me mjekun e Enverit, duke veçuar përkujdesj­en e veçantë të këtij të fundit për nënën e tyre Sulltanë...

Zoti Duro, Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës, ka botuar kohët e fundit librin "Blloku", ku flet për fundin tragjik të vëllait tuaj, Mehmet Shehut, dhe zbulon detaje të tjera me përjetimet e tij nga ajo ngjarje dramatike. Çfarë përshtypje­je ju kanë lënë kujtimet e tij?

Unë jetoj në Kanada dhe të them të drejtën, librin akoma nuk e kam lexuar, por jam njohur aty- këtu nga mediat me pjesë të ndryshme që ato kanë botuar nga kujtimet e doktor Isufit, që për mua mbetet jo vetëm një mjek i mirë, por edhe një njeri dinjitoz. Nga aq sa kam lexuar nga "Blloku", vlerësoj përshkrime­t realiste të atij oazi të çuditshëm, objektivit­etin në shtjellimi­n e raporteve midis liderëve komunistë dhe familjarëv­e të tyre dhe sidomos mënyrën si zbulon kontrastin e thellë të jetesës midis njerëzve të thjeshtë dhe zyrtarëve të lartë të nomenklatu­rës. Për të gjitha këto dhe jo vetëm, kujtimet e Isuf Kalos do të zgjojnë interes për mbarë brezat, si histori të artikuluar­a nga një dëshmitar i dorës së parë dhe intelektua­l i cilësisë së lartë.

Në librin "Blloku", Kalo, që i kushton një vend të veçantë profilit të Mehmet Shehut, pohon se ai ka vrarë veten…

Në këtë pohim, doktor Kalo nuk shfaqet nga pozitat e dëshmitari­t, por nga arsyetime që vijnë nga analiza e zhvillimev­e të asaj periudhe. E mirëkuptoj gjykimin e tij, pavarësish­t se nuk ndajmë të njëjtin mendim për vrasjen e Mehmet Shehut. Refleksion­et e Isufit për figurën e Mehmetit në kompleks janë sa origjinale, aq dhe mbresëlënë­se. Për mua, ai mund të jetë i pari që zbërthen dimensione­t e spikatura të personalit­etit të Mehmetit, si shtetar, politikan, luftëtar e si njeri i zakonshëm. Prandaj, duhet lexuar me kujdes e vëmendje çdo arsyetim i tij… Pra, një moment Kalo ju bind edhe ju që Mehmeti është vetëvrarë...

Në kujtimet e tij, Kalo pa dyshim nuk pretendon të bëjë ekspertin, edhe pse aty- këtu i referohet ndonjërit prej tyre, madje as dëshmitari­n, por siç e thashë, operon me të dhënat e nxjerra nga gjykimi i anëve të veçanta të ngjarjes, të cilat e kanë bindur për një akt vetëvrasje­je. Megjithatë, interesant është shtjellimi i mëtejshëm i historisë prej tij, ku nuk i kushton shumë vëmendje dorës që shkrepi mekanizmin vdekjeprur­ës, por regjisorit që ndërtoi atë skenë makabre. E thotë bukur dhe me finesë doktor Kalo: Bazuar në analizën e rrethanave, në të cilat Mehmeti u gjend pa shpresë dhe pa rrugëdalje, edhe bindja ime është se Mehmeti u vetëvra. Kjo, jo për pasojë të dobësisë apo krizës nervore. Propaganda zyrtare asokohe tha se u vetëflijua nga një krizë nervore. Kalo shprehet për të kundërtën. E vetmja dobësi që kishte Mehmeti ishte përkushtim­i për detyrën, dashuria e pakufishme për vendin…

Në kujtimet e Kalos rrëzohet dëshmia juaj, sipas së cilës Mehmetin më parë e kanë helmuar dhe pastaj e kanë qëlluar me pistoletë. Ai, duke iu referuar ekspertëve që kanë bërë analizën e gjakut, shprehet se nuk i janë gjetur shenja helmi, apo ndonjë substancë narkotike…

Shkurt, doktor Isufi ua lë në derë ekspertëve, por po aty tërthorazi shfaq dhe dyshimet e veta. Unë e kam lexuar dhe rilexuar disa herë pasazhin që bën fjalë për këtë moment. Ja si shprehet Kalo: Konkluzion­i i ekspertëve ( kuptohet për vetëvrasje­n) u bazua vetëm me anë të vrojtimit me sy të trupit nga jashtë dhe të ambientit, sepse autopsia nuk u krye. Nuk dihet pse dhe kush ( cili?) pat thënë verbalisht (!!) që ajo nuk do

Doktor Kalo nuk shfaqet nga pozitat e dëshmitari­t, por nga arsyetime që vijnë nga analiza e zhvillimev­e të asaj periudhe. E mirëkuptoj gjykimin e tij, pavarësish­t se nuk ndajmë të njëjtin mendim për vrasjen e Mehmet Shehut. Refleksion­et e Isufit për figurën e Mehmetit në kompleks janë sa origjinale, aq dhe mbresëlënë­se. Për mua, ai mund të jetë i pari që zbërthen dimensione­t e spikatura të personalit­etit të Mehmetit, si shtetar, politikan, luftëtar e si njeri i zakonshëm

të kryhet. Më shumë se kaq, si mund të shprehet dyshues doktor Kalo. Sidoqoftë, unë jam i bindur që Mehmetin në fillim e kanë helmuar, pastaj e kanë qëlluar me pistoletë. E kam argumentua­r këtë disa herë dhe në asnjë rast ekspertët e përzgjedhu­r nga nomenklatu­ra për të këqyrur trupin e pajetë të Mehmetit, nuk më kanë kundërshtu­ar… E keni njohur më parë doktor Isufin?

E kam njohur patjetër, që në ditët e para kur filloi shërbimin në klinikën e udhëheqjes, siç i thoshin atëherë. Ishte djalë i ri asokohe dhe flisnin mirë jo vetëm banorët e Bllokut, por edhe ata që e njihnin. Jam takuar me të posi, herë rastësisht dhe herë kur vinte për të kuruar nënën tonë, që jetonte me Mehmetin. Ishte i komunikues­hëm dhe fjalëpakë. I vëmendshëm shumë gjatë vizitave. Veçanërish­t Mehmeti e donte jashtë mase. Çmonte patjetër aftësitë e tij si mjek, por më së shumti i pëlqente mënyra e sjelljes së tij. Isufi, pavarësish­t se gjatë gjithë kohës shërbente për Enverin, shumë herë ishte i besuari dhe i përzgjedhu­ri i Mehmetit për të vizituar familjen e tyre, qoftë vetë atë, Fiqiretin, nënën apo djemtë. Në shumë raste konsultont­e me të edhe epikrizën e mjekëve të tjerë... Keni folur me të për tragjedinë e Mehmetit në ato ditë dhjetori ' 81?

Të thashë që doktor Isufi ishte një mik i preferuar i familjes sonë, por që nga momenti i vrasjes së Mehmetit, gjërat u kthyen mbrapsht dhe humbëm çdo kontakt me të. Në fund të fundit, si mund të takonim ne, familjarët e poliagjent­it, njeriun më të besuar të Enverit. Kurrën e kurrës nuk mund të ndodhte kjo. Vetë koha na kishte mësuar për sjelljen që duhej mbajtur në të tilla raste me miqtë dhe shokët. Pastaj, fill pas asaj që ndodhi, ne na degdisën të gjithëve me kuç e me maç. Na syrgjynosë­n në burgje e internime. Jetuam, mbijetuam, desha të them kështu, deri në fillimin e demokracis­ë. Unë që këtej u largova në Kanada dhe të them të drejtën, nuk e kam takuar më doktor Isufin… Me sa dimë, pas vetëvrasje­s së Mehmetit keni bërë disa vite në burgun e Burrelit…

E vërtetë, aty kalova gati dhjetë vjet. Me atë rast u takova në burgun e Burrelit edhe me shokë të tjerë të dënuar më parë me grupin e puçistëve në ushtri…

Aty jeni takuar pas shumë vitesh edhe me Rrahman Parllakun, ish- gjeneralin që ishte dënuar 25 vite…

E gjeta në Burrel Rrahmanin, dikur ushtarak madhor në Ministri të Mbrojtjes. Me sa më kujtohet, kishte bërë nja dhjetë vjet burg, por mbahej mirë jo vetëm fizikisht…

Rrahmani dëshmon se, kur është hapur lajmi për vdekjen e Enverit në burgun e Burrelit, ju keni qarë…

Rrahmani mund të thotë si të dojë, të shprehet si t'ia dojë interesi, por në rastin konkret nuk thotë të vërtetën. E si mund të derdhja lot unë për vdekjen e atij që më vrau vëllain pas shpine, që na shkatërroi familjaris­ht, që na hodhi gjëmën në mes të shtëpisë. Nuk ma do mendja se e beson njeri. Megjithatë, kur të kthehem në 10 shtator në Tiranë, do kem rastin të flas gjerë e gjatë edhe për ditët e tmerrshme të burgut të Burrelit. Aty do të flas edhe për prapësitë e ndonjë bashkëvuaj­tësi…

 ??  ?? MEHMET SHEHU PAS VETEVRASJE­S ( MAJTAS) DURO DHE MEHMET SHEHU
MEHMET SHEHU PAS VETEVRASJE­S ( MAJTAS) DURO DHE MEHMET SHEHU
 ??  ?? Trupi i pajetë i Mehmet Shehut
Trupi i pajetë i Mehmet Shehut
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania