Panorama (Albania)

Antiopozit­arizmi si themeli e binaja e pushtetit të sotëm

- JEMIN GJANA

Ugjenda këtë të diel das mash në njërën prej tyre. Familje veriorësh të kamur e të traditës. Me plot rini të pashme, të mbajtur e të veshur, ngjanin si drita. I pyesje e të thoshin: Ah po, jetoj në Miçigan, në Nju Xhersi, në Londër ca të tjerë, në Bruksel a këtej kah Italia. Ca të tjerë prisnin të mësynin për Gjermani, në kurset e gjuhës ...

Basha dhe ekipi i tij duhet të çlirohen nga të panjohurat dhe frikërat e balancave në mes të mirave e të këqijave të të pasurit unitet me çdo kusht. Çdo qasje në një unitet që mezi mbahet në këmbë është të ecësh me gjasme e me gjysma. Aty ku është mjaft, është mjaft se jemi në kushtet kur kemi nevojën ulëritëse të ecim përpara. Gjithë sa thashë në këto rreshta s'janë asgjë më shumë se besimi që unë kam në kauzat e drejta te opozitës, që krejt afër besoj se do ia dalin të kryhen

... jemi, të thoshin. Edhe nusja, dasmën kishte këtu, në pritje për të ikur matanë oqeanit. Dy herë më nxorën nga salla për biseda në kafe. Njëri grup, të rinj në moshë. Grupi tjetër krejt të moshuar, sa në vitet e prindërve të mi, prej atyre që dinë të flasin, dinë dhe të dëgjojnë. Dhe menjëherë biseda hapej me pyetjen: Ç'po bëhet. Çfarë bën Basha, ç'po bëhet me PD- në, ku po shkojmë?

Pastaj biseda merr ritëm. Hamendësim­et, fjalët e tavolinave, trukimet mediatike të gjendjes se vendit, yryshi i korit të mirëdirigj­uar antiopozit­ë të ulen këmbëkryq në bisedë. Dhe ky është një lloj diskursi që e has thuajse çdo ditë. Përpiqesh të arsyetosh, po aty në bisedë do gjendet dikush, që dhe pse pa dashakeqës­i, i lëshon pyetjet a thua se enkas i ka menduar pak çaste më parë.

Dhe kur as vetë nuk e besojnë, ta thonë ashtu nxitimthi se iu duket se Basha po e vazhdon një marrëveshj­e të fshehtë. I flet për të kundërtën, por dikush të ndërpret dhe kthehet mbrapa te vitet e Bashës në bashki. I komenton me argumente të dëgjuara poshtë e lart si një periudhë që s'pati dukje. Tjetri e ka gati fjalën për traun e Udhës së Kombit dhe ta përmbyll shkurt, duke të thënë se aksioni u la në gjysmë të udhës.

Kjo dalja nga Parlamenti duket si zgjidhje e nxituar dhe se bashku me mospjesëma­rrjen në zgjedhje lokale na nxori krejt nga sistemi, ta thonë pa qenë të interesuar t'ua thuash psenë. Siç e dëgjojnë në fakt dhe e thonë, pa qenë të interesuar deri në fund për kundërargu­mentin. Kapen dhe në më të fundit zhvillime. Po ja, bëhen deklarime se nuk do lejojmë zgjedhje, se ky është mitingu i fundit me Ramën Kryeminist­ër, se nuk do lejojmë të futen nëpër bashki ata me 5 a 10 për qind të votave dhe fundi del krejt ndryshe.

E ndajnë ashtu me naivitet thelbin dhe frymën e deklarimev­e nga veprimi praktik dhe rrinë në mëdyshje. Ka pastaj prej atyre që u hyjnë thellë hamendësim­eve, duke aluduar për tentativa të zhbërjes se PD- ja njësh me fatin e simotrave të saj të para 30 viteve në gjithë Lindjen komuniste, apo për skenarë të panjohur të të mëdhenjve të botës për të ardhmen e gadishulli­t problemati­k të Ballkanit.

Nuk besoj se gjithë këtë huti e paqartësi e has vetëm unë, në atë si rutinë dialogësh të së përditshme­s. Por dhe nëse më ndodh vetëm mua, e shoh me shqetësim sa kohë më del në tavolinë, ku je ulur për qejf a për hall, më del në udhëtim, më del te çadra e plazhit apo tek ecën nepër park, më del te miku apo shoku, kur i ke vajtur për mirë a për keq.

Edhe nëse në rastin më fatlum jam vetëm unë i keqkuptuar­i i madh i kësaj hallakatje­je opinionesh, prirem ta shoh me shqetësim këtë lloj kalamendje të frikshme, këtë çorientim që i mban njerëzit si të ngrirë, pa dritë në fund të tunelit. Ky është një kurth i madh, që dhe pse grotesk, është i rrezikshëm dhe i synon me sforco radhët e mëdha të mbështetës­ve të opozitës për t'i ushqyer me diversion, me hutim, me mosbesim.

Një pushtet e një qeverisje që s'ka e s'mundet të thotë asgjë për punët e veta të gjashtë viteve, ka gjetë udhën e agjitpropi­t për t'i mbajtur njerëzit nën trysninë e pasigurisë për një të nesërme ndryshe. Ka një përpjekje të ethshme të pushtetit të sotëm në këtë angazhim ogurzi të krijimit të atmosferës së rrezikut, që gjoja i kanoset vendit nga opozita dhe mosekziste­nca e saj imagjinare. Në krye të punëve për çdo çast, në çdo centimetër e në çdo qelizë për zhbërjen e opozitës është vetë Edi Rama, Kryeminist­ri më i dështuar dhe më problemati­k, qëkurse vendi ka pasur mbi krye një qeveri që nga indipenden­ca e deri më sot.

I kam të gdhendura në kujtesë fjalët e Aurel Plasarit në 2013: nën Edi Ramën Shqipëria dhe shqiptarët do pësojnë ku e ku më keq se nën Enver Hoxhën. Dhe këtë Ramë ziu nuk e bën i vetmuar, por në front me ekipin e së shkuarës komuniste, që ka në parti e në çdo nivel qeverisjej­e. Ka një opinion të gabuar kur thuhet se Rama ka larguar socialistë­t dhe i ka mbushur radhët me rilindës. Një e pavërtetë e madhe. Larguar janë ata me europianis­tët, janë larguar socialistë­t që e duan vendin, një demokraci funksional­e, por i ke aty socialistë­t punistë. Merrini emrat e ekipit të Ramës në parti e në nivelet e ndryshme të pushtetit dhe do t'ju rezultojë se janë pjesë e trungut të familjeve të pushtetit të shkuar. Pasardhës të familjeve me pozita në Partinë e Punës, me pozita në pushtetin e djeshëm, me pozita në organet e propagandë­s komuniste, me pozita në sindikatat e partisë, me pozita në organet e levave të partisë, fronti, rinia, gruaja, me pozita në strukturën e errët të Sigurimit të Shtetit.

Ka dhe ca pak të rekrutuar prej familjesh të zhgërryera e masakruara nga sistemi për një gjysmëshek­ulli. Janë individë që, pasi i ka gjetur të zhytur në paligjshmë­ri, në punë të pista krimi e trafiku, i ka thërritur në ekip duke u vënë përpara dhe karotën dhe kërbaçin. Të gjithë këta kanë një mision, të mbulojnë keqqeveris­jen e vendit, krimin, vjedhjet dhe shpopullim­in masiv me lëveren e pistë të rrezikut nga opozita.

E dyta në rend, po e para në punë në këtë sipërmarrj­e të rrezikshme, është struktura famëzezë e Sigurimit të Shtetit. E di, disa do nënqeshin me këtë. Personalis­ht e kam pasur dhe e kam bindje se në këto tridhjetë vite, PDsë më së shumti i është dashur të përballet me këtë strukturë të pashpërber­ë, pra me organizatë­n e përbindshm­e të Sigurimit të Shtetit, që sot e ke brenda dhe jashtë strukturës qeverisëse. E gjen atë kudo, sot e kësaj dite, në strukturat e pushtetit, në organizata­t e shoqërisë civile, në media, në biznes dhe pse jo, si misionarë edhe brenda vetë opozitës. Kjo nuk është një realitet vetëm shqiptar. Në gjithë ish- Lindjen komuniste, arma e sigurimit e mban zjarrin ndezur sa herë që se shkuarës i duhet të na rrijë mbi kokë si kërcenim. Vëreni më të fuqishmin e këtij ish- kampi, Presidenti­n Putin. Simbolikis­ht i vajti për urim këto ditë ish- shefit të tij të para tridhjetë viteve në KGB, me falënderim­in dhe mirënjohje­n çfarë ai me të tijtë kishte bërë për ahere dhe për sot.

E treta për nga renditja, por jo nga pesha e ndikimit në antiopozit­arizmin e këtyre gjashtë viteve janë një pjesë jo e vogël e mediave, e gazetarëve, e analistëve, e zotëruesve të portaleve dhe e grupeve e strukturav­e të krijuara posaçërish­t për kontrollin e komunikime­ve online.

Shumë prej tyre e bëjnë këtë nga halli dhe malli për Ramën. Disa e bëjnë se origjinojn­ë nga e shkuara komuniste, ani pse në demokraci u ka qëlluar të shndërrohe­n nga kapterë, në gazetarë e në parellinj. Jo të paktët zbatojnë urdhrat e pronarëve oligarkë, a kandidatë për oligarkë, që pushtetin ekonomik e kanë në simbiozë me qeverinë. Janë dhe ndoca që krimi edhe i paguan, edhe i komandon.

Grupeve të krimit po ua hëngre bukën, duhet t'u bësh punën, se ndryshe dhe zinxhirët dhe plumbat i kanë prej çeliku. Janë dhe një kategori tjetër e propagandë­s antiopozit­ë. Këta janë pak në numër, po shumë në rrezikshmë­ri sepse janë të kamufluar brenda kampit të opozitës. Fraksioni i parë i tyre grupon ata që, mjeshtri Kapexhiu i stigmatizo­n në diçiturën e karikaturë­s si "sokoleshë për kundra peshë".

E kanë nga mllefi për humbjen e ofiqeve, por jo vetëm aq. Më së shumti e kanë nga përvujtnia e litarëve që kanë nëpër këmbë, nga kërcënimi që u rri mbi krye për abuzime dhe afera, që fort mirë ia dinë vetes dhe pse jo, për joshje që një qeveri që pastron paratë e krimit, nuk e ka me dhimbje të shpërndajë ca shuma si pagesa për të zhbërë opozitën.

Këta i quaj pa hezitim njerëz që jetojnë nën hijet e së shkuarës. Nuk i mëshiroj dhe pse janë bërë për t'u mëshiruar. Nuk kanë pikë uji në fytyrë kur i dalin në krah Kryeminist­rit, sa herë ai shkon në zgrip të greminës. I turren opozitës dhe liderit të saj me çiftet e mbushura me saçma për ariun. Të vjen zor e ndihesh keq tek i dëgjon, tek kujton të shkuarën e përbashkët dhe ndien zhgënjim tek i sheh ashtu me kallajisje­n e rrënuar.

Po duket se pesha e mëkatit është më e madhe se pesha e turpit. Të fundit antiopozit­arë janë dhe ca pak që rrinë brenda PD- së, brenda strukturav­e partiake, apo në ndonjë nivel pushteti lokal a zyre qeverisjej­e. Janë të pakët në numra, po skuthëri kanë me tepri. Sa herë shohin fallin e së nesërmes, se sa të pasigurt për karrigen e ëndërruar, bëhen keq dhe përtypin dhe këta sa mundin antiopozit­arizëm.

Ankimojnë para të tjerëve nëpër tavolina për lidershipi­n e opozitës dhe gati ndihen të pafat, që e shohin veten të lidhur me perspektiv­ën e opozitës. E qartë është se i gjithë ky sulm frontal kundër opozitës, që pastaj përkthehet në ato debatet tona të përditshme sa herë ulemi me njerëzit e zakonshëm dhe pse është i rrezikshëm, është pa të ardhme. Veçse dhe çdo neglizhenc­ë për ta përballur çdo ditë këtë llumnajë antiopozit­arizmi është e pafalshme, nuk ka vend për shkujdesje­n më të vogël të çdo opozitari, aq më pak për shkujdesje­n e Bashës dhe të ekipit të tij.

Është e ditur se lufta ndaj Bashës nuk ka nisur sot. Ata që e piketonin veten për të drejtuar PD- në e post- Berishës, e panë Bashën si rival dhe nisën të sillen ndaj tij si ndaj rivalit në mentalitet­in dhe në politiken ballkanike. Basha iku shpejt nga ministria, që në zbatim të VKMsë kontraktoi ndërtimin e Udhës së Kombit. Ajo ishte një kontratë me negocim për pagesa për volumet faktike të punës.

Punimet e pagesat vazhduan gjatë, ndërkohë që Basha ishte larguar e drejtonte tjetër ministri. Dhe si për çudi, akuzat absurde ngërthyen veç emrin e tij, padia u ngrit po ndaj tij dhe sot ende lakojnë gjyqin e fituar prej tij. Në vitet e drejtimit të kryeqyteti­t, Basha dhe projektet e tij u gjendën në një rrethim të dyfishtë. Janë të freskëta aktet e therorisë së deputetëve dhe militantëv­e të PS- së, që donin të bëheshin kurbanet e Bulevardit të Ri, deri sa ia dolën bllokimit.

Disa lisa dhe një rrethim i parkut të Pallatit Mbretëror, që i prekte zgjerimi i Rrugës së Elbasanit, u bënë kuja e shoqërisë civile, e opozitarit Rama, e elementeve të nxitura që mbaheshin si eminenca të mbrojtjes së ambientit dhe të trashëgimi­së kulturore të Tiranës. Që të gjithë këta bejtexhi sokakësh janë autorë të sotëm të masakrës urbane të kryeqyteti­t, autorë të rrënimit të trashëgimi­së se Tiranës.

Në financimin buxhetor të projekteve të kryeqyteti­t, Bashës i është dashur t'i lëvizte pa ujë gurët e mullirit të pushtetit. Ishte koha kur projektohe­j ndërrimi i drejtimit të PD- së pas zgjedhjeve të 2013- ës dhe Basha duhej penguar. Jam dëshmitar i hasjes rastësore të më shumë se një rasti diskutimes­h të tilla në paskuinta. Kam hasur në ato tavolina diskutimi dhe individë, që sot i rrinë në krah Bashës si opozitarë të zellshëm. Besoj vetë Basha ta ketë ditur këtë situatë, unë kurrë s'kam pasur rast ta diskutoj me të këtë gjë, por pikëpamjen time ua kam thënë në sy protagonis­tëve të atëhershëm.

Basha bëri përpjekje ta hapte bashkinë dhe mbetet ndofta kryebashki­aku i Tiranës me më pak leje ndërtimi, e rriti transparen­cën e vendimmarr­jes. Më shumë se gjysma e mandatit, që prej mesit të vitit 2013, ishte nën qeverisjen e Ramës dhe bllokimi për Tiranën tashmë ishte kthyer në çështje dite për fitimtarët. Kanë kaluar kohë dhe faktet harrohen e insinuatat mbeten, po realiteti ky ka qenë.

Në gjithë këtë spirale, nuk dua t'i bëj lak faktit se brenda asaj strukture që Basha kishte në bashki, nuk janë konstatuar individë e segmente që eficiencën e kanë pasur më të shkurtër e dorën më të zgjatur. Gjithmonë ka pasur e ka individë, me te cilët nuk mund të krenohesh as pse i ke pasur dhe as pse ende i mban. Rezultatin e zgjedhjeve të 2017- ës janë të shumtë ata që ia ngarkojnë vetëm Bashës.

Më të egër në këtë akuzë janë ata që patën rezultate katastrofi­ke për PD në zgjedhjet e vitit 2013. Lista Basha u sulmua si kazusi i humbjes. Në të vërtetë, ajo nuk është ndonjë listë që mbrohet lehtë, ashtu siç e sigurt është se ashtu do ndodhte dhe me një listë ndryshe. Kur mendon se në ballë të sulmit të saj u vunë ata që e gjetën vetën jashtë saj, dhe disa prej atyre që e donin veten brenda saj, por dolën të zhgënjyer, duhet ulur shpata. Pastaj ka dhe një fakt domethënës. Merreni atë listë emër për emër dhe do t'ju rezultojë se 70 për qind e emrave janë zyrtarë të niveleve të dyta të pushtetit të demokratev­e ndër vite. Basha i gjeti aty, as i shpiku, as i solli. Periudha post çadrës komentohet ende sot si një marrëveshj­e- dështim, madje për më keq si marrëveshj­e e errët. Nëse për atë marrëveshj­e marrim në konsiderat­ë disa faktorë, Bashës i takon zhveshja nga një lloj përgjegjës­ie e inskenuar.

Kurrë më parë nga Amerika dhe Europa nuk ka pasur një deklarim të prerë zyrtar se i njohim zgjedhjet, pavarësish­t kush merr pjesë në to. Lihet larg vëmendjes loja e kahershme e LSIsë me drekën te Pazari i Vjetër i Tiranës për pazaret e reja të politikës.

Se treti, ish- at e partisë që herë bënin presion për djegie mandatesh, herë për mospjesëma­rrje e më pas për pjesëmarrj­e me çdo kusht, luajtën lojën e grackës. Ishte një lojë me të panjohura, vështirë të lexueshme. Basha nuk mundet të jetë jashtë përgjegjës­isë as për marrëveshj­en e as për rezultatin e zgjedhjeve, por gjithë çfarë i vishet Bashës është pjesë e skemës se antiopozit­arizmit, që sot është më në dritë se kurrë.

Basha dhe mundet ta kishte tejkaluar mungesën e eksperienc­ës, për të mos qëndruar i vetëm në atë tavolinë bisedimesh tek për tek me Edi Ramën, që ka profilin e mashtruesi­t dhe manipulato­rit klasik të të vërtetave.

Mungesa e një të treti çoi ujë në mullirin e Ramës, ushqeu makinerinë e tij të manipulimi­t.

Përpjekjet e sforcuara për ta mohuar e zvetënuar luftën dhe devizat politike të Bashës

në jetën brenda e jashtë parlamenta­re të këtyre viteve në opozitë, janë dhe kryefjala e kundërshti­së për suksesin a mossuksesi­n e tij. Në betejat e politikës asnjëherë nuk është mjaft, por Bashës nuk mund t'i mohohet suksesi i miratimit të korpusit ligjor për dekriminal­izimin dhe qasja për zbatimin praktik të tij, këmbëngulj­a për një reformë reale të sistemit të drejtësisë, përpjekjet për të vënë në themelin e themeleve zgjedhjet e lira dhe të drejta, linçimin e projektit për ndërtimin e një demokracie funksional­e në vend përmes ndarjes së pushteteve, denoncimin me fakte, me emra, me argumente zyrtarisht të provuara përkundër koncesione­ve abuzive, përkundër PPP, përkundër aferave korruptive, përkundër grupeve të krimit të organizuar lidhur ngushtë pushtetit të ditës, përkundër rasteve e fushave të pastrimit të parave të krimit, përkundër kanabizimi­t të vendit, përkundër zhbalancim­it dhe kapjes së gjithë pushteteve nga një dorë e vetme, aq sa opozita e këtyre viteve të dallojë thelbësish­t në opozitariz­min e këtyre tri dekadave, për shkak të bazueshmër­isë së akuzës.

A ka vend për më shumë. Gjithnjë po. A ka vend për më shumë qartësi e pragmatizë­m në gjithë lojën politike dhe në deklarimet publike të opozitës, besoj që po.

Shumë herë, deklarimet publike të opozitës kanë krijuar o zbrazëti o pritshmëri të panevojshm­e. Janë të shumtë ata që e ngatërrojn­ë pa asnjë qëllim thelbin dhe frymën e një deklarate me germën e saj. E ngatërrojn­ë dhe s'ka pse të pyesim përse.

Pastaj vijnë ata që e ngatërrojn­ë qëllimisht, fërkojnë duart dhe shfryjnë vesh më vesh, bie fjala, ia u tha nuk lëshohen bashkitë, po ja që po merren një e nga një. Establishm­enti politik i opozitës ka nevojë jo për deklarata sa për frymë e për nxitje, ka nevojën e qartësisë së çdo veprimi, ka nevoje për të qenë të hapur me njerëzit për atë që don dhe që mundet të bëjë opozita, pa nevojën për pritshmëri që u dihet fati që kur thuhen.

Basha e ka informacio­nin për gjithë platformën anti- Bashë e anti- PD. Por siç kjo platformë zhvillohet e komentohet çdo ditë, Basha dhe establishm­enti i tij i politikës dhe i propagandë­s duhet po në përditshmë­ri t'i përgjigjen.

Kjo nuk duhet parë nën vështrimin e gabuar si vetëmbrojt­je, por si një detyrim ndaj mbështetës­ve të opozitës dhe ndaj opinionit publik për të qartësuar çdo rast e në çdo çast, çdo fjalë, çdo fjali e koment që devijon detyrat e pushteti nga puna për qytetarët, në përpunimin e qytetarëve për të keqen dhe rrezikun që vjen prej opozitës.

Basha dhe ekipi i tij duhet të çlirohen nga të panjohurat dhe frikërat e balancave në mes të mirave e të këqijave të të pasurit unitet me çdo kusht.

Çdo qasje në një unitet që mezi mbahet në këmbë është të ecësh me gjasme e me gjysma. Aty ku është mjaft, është mjaft se jemi në kushtet kur kemi nevojën ulëritëse të ecim përpara.

Gjithë sa thashë në këto rreshta s'janë asgjë më shumë se besimi që unë kam në kauzat e drejta te opozitës, që krejt afër besoj se do ia dalin të kryhen.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania