Panorama (Albania)

Vdekja e dy punëtorëve, Gjykata lë në burg inxhinieri­n e “Skela Syla”

Ilir Bendo dhe Xhimi Tarushi shprehën keqardhje për humbjen e jetëve, por pretenduan se nuk mbanin përgjegjës­i penale

- BLEONA METUSHI

"Arrest në burg" caktoi Gjykata e Tiranës për drejtuesin teknik të "Skela Syla", Ilir Bendo, i arrestuar tri ditë më parë pas tragjedisë ku mbetën të vrarë dy punonjës gjatë çmontimit të një skele.

Ndërkohë, për specialist­in e suvatimeve, Xhimi Tarushi, gjykata caktoi masën e sigurisë "Arrest në shtëpi". Sipas Prokuroris­ë, ka dyshime që janë kryer shkelje të rregullave teknike që kanë shkaktuar edhe ngjarjen me pasojë 2 të vdekur dhe tre të plagosur. Prokurori që po drejton hetimet për çështjen, Saimir Hysa, tha dje se janë kryer veprimet e para hetimore, si administri­mi i dokumentac­ionit të instruktaz­hit, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe marrja e dëshmive, por për shkaqet e ngjarjes do të pritet një akt ekspertimi. Prokurori i kërkoi gjykatës që të vlerësonte të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktimin për dy të arrestuari­t të masës së sigurisë "Arrest në burg", kërkesë që u pranua pjesërisht nga gjyqtari Sokol Tona.

MBROJTJA Duke shprehur keqardhjen për jetët e humbura, avokatët e të arrestuarv­e nisën mbrojtjen ligjore. Avokati i Ilir Bendos, Marash Ibraj, teksa pranoi përgjegjës­inë morale të asaj që kishte ndodhur, pretendoi para Gjykatës se i mbrojturi prej tij nuk mund të mbante përgjegjës­i ligjore për sa kishte ndodhur. Duke iu referuar kontratës së punës së Bendos, Ibraj tha se detyra e tij është të bëjë instruksio­nin e punëtorëve për mënyrën se si bëhet montimi dhe çmontimi i skelës, si dhe të sigurohet që punonjësit janë të siguruar dhe janë në listë pagesë. "Shprehim keqardhje për humbjen e jetëve, për këtë jemi të pezmatuar. Sa i përket kërkesës së Prokuroris­ë, mendojmë se nuk është e drejtë dhe se duke iu referuar kontratës së punës që klienti im ka nënshkruar, parashikoh­et që ai të bëj instruksio­nin dhe të sigurohet që punonjësit janë të siguruar, dy detyra të përmbushur­a prej tij", tha Ibraj, duke kërkuar në fund caktimin e masës së sigurisë "Detyrim paraqitje". Por pretendimi se nuk kishte përgjegjës­i për çmontimin, u pa me dyshim nga gjyqtari Tona. Ky i fundit e pyeti nëse kishte qenë i pranishëm gjatë çmontimit të kësaj skele. Bendo iu përgjigj se nuk ka qenë, ndërsa më herët u shpreh se nuk e kishte përgjegjës­i një gjë të tillë. Edhe avokati i administra­torit të kompanisë "Xhimi", Xhimi Tarushi, Lin Alia, tha se kontrata me skelën parashikon që kompania "Xhimi" ka detyrë vetëm mbushjen e gropave pas heqjes së skelës dhe për këtë nuk mund të ketë përgjegjës­i për ngjarjen. Vetë Tarushi në fund tha se shprehte keqardhje për humbjen e jetëve të punëtorëve.

SHKAQET Duke iu referuar burimeve, mësohet se prishja e skelës që shkaktoi dy viktima ka ndodhur në mesin e saj, duke ngritur dyshimin se diçka nuk ka funksionua­r që në ngritjen e skelës. Nga ana tjetër, ka dyshime se punonjësit, gjatë çmontimit mund t'i kenë lenë shumë peshë sipër gjë që mund të ketë sjellë edhe prishjen e saj. Megjithatë, hetuesit ende nuk e kanë një shkak të ngjarjes dhe kjo do t'u mbetet hetimeve më të thelluara.

 ??  ??
 ??  ?? Ilir Bendo, drejtues teknik i punimeve në firmën “Skela Syla”
Ilir Bendo, drejtues teknik i punimeve në firmën “Skela Syla”
 ??  ?? Ilir Bendo, drejtues teknik i punimeve në firmën “Xhimi”
Ilir Bendo, drejtues teknik i punimeve në firmën “Xhimi”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania