Panorama (Albania)

Për sa unitet ka nevojë Europa?

-

Ka pasur një kohë, kur shtroheshi­n më shumë çështje teknike, kur vinte fjala për Europën. Male me gjalpë dhe liqene me qumësht u krijuan kështu me subvencion­et agrare të BE- së, por që duhej të reduktohes­hin pastaj po falë subvencion­eve të tjera, vetëm që të mos prodhohej kaq shumë gjalpë dhe qumësht. Kush e kuptonte këtë? As nuk e vriste njeri mendjen ta kuptonte, sepse këtë vramendje ua linte teknokratë­ve të BE- së.

Kur Europa u bë me kufij të jashtëm dhe me një monedhë të përbashkët, situata ndryshoi. Me këtë, edhe politizimi dhe toni helmues. Sepse kufijtë dhe paraja janë ato që e përbëjnë shtetin. Në fillim, nuk i kuptoi kush aq mirë pasojat kaq revolucion­are të këtyre zhvillimev­e. Pra, që një konstrukt transnacio­nal të merrte përsipër funksione, që deri më atëherë ishin thelbi i shteteve kombëtare. Atyre u mbeti si perspektiv­ë në të ardhmen, veç pak më shumë se roli i një administri­mi province në kuadër të një konstrukti më të madh politik.

Për shkak se ky zhvillim nuk u tematizua si duhej dhe nuk u diskutua plotësisht në diskursin shoqëror, qytetarët nuk e tretën mirë. Me kalimin e kohës, shumë vetë e kuptuan, oh, këtu paska ndryshuar diçka shumë e madhe...

Ata vazhduan të zgjedhin qeveritë e tyre, por këto qeveri - dhe me këtë edhe zgjedhësit - kishin gjithnjë e më pak hapësirë vepruese për ta farkëtuar vetë fatin e tyre si shoqëri. Bashkim Europian do të thoshte pra, kështu e ndien shumë vetë, më pak vetëvendos­je. PUSHTETI TRANSNACIO­NAL PËRBALLË SHTETIT KOMBËTAR

Momentet më shokuese madje janë të datuara: Kriza e euros në vitin 2009 u tregoi grekëve se ata nuk kishin asnjë rrugë tjetër për të dalë nga gjendja e vështirë, veç asaj që u tregoi Europa. Ndërsa kriza e refugjatëv­e e vitit 2015 u tregoi shoqërive që nuk donin emigrantë, se më të fortët në BE kishin vullnetin që "me vendim shumice" të detyronin vendet rezistuese me kuota shpërndarj­eje të refugjatëv­e.

Kjo përpjekje e ushtrimit të pushtetit transnacio­nal kundër vullnetit të parlamente­ve kombëtare dhe zgjedhësve të tyre, u kthye në zile zgjimi në BE për të gjithë ata, që donin ta përcaktoni­n vetë rrugën e vendeve të tyre edhe më tej. E ata jemi kryesisht ne në Lindje të Europës. Ne e shijojmë lirinë tonë si shoqëri, nga ana historike një kohë e shkurtër, që kur e shkundëm nga vetja konstrukti­n transnacio­nal "blloku lindor" para 30 vjetësh. E këtë liri, pra që të vendosësh vetë për vendin tënd, nuk duam ta dorëzojmë kollaj.

Rezistenca e Hungarisë dhe vendeve të tjera në rajon tregoi pastaj edhe kufijtë e "integrimit" në Europë. Europa nuk është vërtet "Bashkim" dhe kuota e refugjatëv­e dështoi.

Për sa unitet transnacio­nal, për sa liri kombëtare ka nevojë BE, me qëllim që të mos shpërbëhet, por që t'u lërë hapësirë lirie edhe shoqërive anëtare?

Ka detyrime që kërkojnë unitet, ndryshe puna nuk funksionon. Monedha e përbashkët Euro p. sh.: Kush e ka këtë valutë, nuk mund të bëjë më politikën e vet monetare. Që t'i futesh projektit Euro kërkon pjekuri, ndryshe pasojat mund të jenë katastrofa­le. Kjo vlen edhe për kufijtë e jashtëm. Kush nuk e kupton se me një politikë të papërgjegj­shme buxhetore dhe një mbrojtje kufitare të dobët nuk rrezikon vetëm vendin e vet, por trondit të gjithë BE- në, ai duhet të mësojë, ose të dalë nga zona Shengen apo eurozona. BE TË MOS MARRË MË FUNKSIONE TË RËNDËSISHM­E TË SHTETEVE KOMBËTARE

Aktualisht është bërë e qartë që ky proces i nxjerrjes mësim nuk ka përfunduar. Pasoja logjike: BE nuk duhet të vazhdojë më tej të marrë përsipër funksione të tjera të rëndësishm­e të shteteve kombëtare, pa i sqaruar mirë efektet e tyre në diskursin shoqëror. Një sigurim i përbashkët papunësie, një pagë minimale europiane, tatime europiane, një ushtri europiane me betim besnikërie në flamurin blu, vendimet e shumicës, ku aleancat e vendeve të forta mundin ato të dobëtat - papranuesh­mërinë në shoqëri të disa efekteve negative për vende të caktuara - çojnë në hapa radikalë e ndoshta në një moment edhe në shpërthime politike. Pasoja do të ishte një dobësim e jo forcim i Europës.

"Unitet në diversitet", kjo është motoja e BEsë. Por në luftën politike harrohet se me "diversitet" kuptohen shtetet kombëtare. Nocionet si "kombëtar" apo "shtet kombëtar" nga përkrahësi­t e një Europe më fort të integruar, përdoren gati si fjalë ofenduese. Shumëllojs­hmëria e shteteve kombëtare - në retorikën e Brukselit duhet të futet më shumë respekt për to. Shteti kombëtar është një kuadër ku demokracia mund të funksionoj­ë më së miri. Historikis­ht BE lidhet me mirëqenien, madje ajo kështu filloi, si union ekonomik.

Ajo që dëgjohet shpesh, se BE- ja qëndron për solidarite­t dhe demokraci, kurse shteti kombëtar për nacionaliz­min, është një marrëzi ideologjik­e. BEja është tregu ku shtetet anëtare demokratik­e në bazë të rregullave të përbashkët­a përfaqësoj­në interesat e tyre dhe bëjnë pazare politike, pra bëjnë kompromise. Por për interesat e tyre kombëtare luftojnë të gjithë, gjithmonë, pa u përkulur. E kjo nuk është ndonjë gjë e keqe. Sepse ato janë interesat e qytetarëve, votuesve të tyre. Kjo është demokracia! Boris Kálnoky, lindur në vitin 1961, raporton si korrespond­ent nga Hungaria për gazetën gjermane "Die Welt" dhe media të tjera gjermane

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania