Panorama (Albania)

“Iku koha kur njerëzit trajtohen si plehra”, Genta Sula përgjigje pas fyerjeve nga Braho i PS

MESAZHI I DEPUTETIT PER KREUN E DOSJEVE: “KJO ESHTE PLEHRE”

- ERVIN KOÇI

Deputeti i Partisë Socialiste është përfshirë në një debat me një tjetër institucio­n që merret me sistemin komunist.

Prej dy ditësh, ai u bë sërish mediatik pasi doli mesazhi që kishte dërguar në grupin e deputetëve të Komisionit të Ligjeve ku etiketonte Genta Sulën si "plehrë". Kjo është hera e dytë që Braho sulmon kryetaren e Autoriteti­t për Hapjen e Dosjeve, duke dëshmuar një mëri të vjetër. Por Genta Sula, ndryshe nga hera e parë, nuk ka qëndruar e heshtur përpara sulmeve të Brahos. Konkretish­t, akuza e Brahos u bë pas një ftese që Genta Sula i kishte dërguar Komisionit të Ligjeve për të marrë pjesë në ceremoninë që u organizua në Presidencë në nderim të familjeve Petrela dhe Topulli. Ndaj kësaj ftese, Braho reagoi duke e cilësuar Genta Sulën si "plehrë". Ditën e djeshme ku u zhvillua ceremonia, Genta Sula i ktheu "reston" Spartak Brahos. Ajo mbajti një fjalë përshëndet­ëse përpara pjesëtarëv­e të familjes Petrela dhe Topulli ku theksoi se "Ka ikur koha kur njerëzit trajtohesh­in si plehra". Në këtë mënyrë, ajo etiketoi Spartak Brahon pas akuzave të bëra nga ky i fundit. DEBATI NË GRUPIN E

"LIGJEVE". Futja e teknologji­ve të reja të komunikimi­t në përdorim ka "infektuar" edhe Komisionin e Ligjeve. Për të përshpejtu­ar njoftimin e deputetëve, sekretaria e komisionit ka krijuar një grup komunikimi me aplikacion­in "WhatsApp", që është ndër më të përdorurit. Siç vihet re edhe nga fotot e këtij komunikimi në "WhatsApp", deputeti socialist, duke iu referuar pikërisht ftesës së kryetares së Autoriteti­t të Dosjeve për të marrë pjesë në ceremoninë në nderim të familjes Petrela, nuk nguron të shprehet se ajo është një plehrë, duke shprehur mospajtimi­n e tij me këto nderime. "Kjo është plehrë", ka shkruar shkurt deputeti socialistë Spartak Braho në grupin e "WhatsApp"- it. Por ky etiketim ndaj kreut të Autoriteti­t të Dosjeve nuk ka kaluar pa debat mes anëtarëve të tjerë të Komisionit të Ligjeve që janë pjesë e këtij grupi në "WhatsApp". Kryetari i Partisë Balli Kombëtar, që është edhe pjesë e Komisionit të Ligjeve, i është kundërpërg­jigjur Brahos duke e cilësuar atë një komunist të ndyrë dhe shpirtzi. "Ç'është ky more, komunist i ndyrë? Gojëprishu­r që i bën njerëzit plehra, ç'është ky? Ka botë njerëzore ky more? Ky është shpirtzi. Si mundet të jetë anëtar i Komisionit të Ligjeve, Administra­tës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, si mundet të jetë deputet? Ky nuk është njerëzor, çfarë bëhet kështu dhe ne të mendojmë se shoqëria shqiptare të ecë drejtë pajtimit kombëtar. Mallkuar qofshi racë e poshtër", ka shkuar Alimadhi në grupin e deputetëve. PËRPLASJET E MËPARSHME Përplasjet ndërmjet Spatak Brahos dhe Genta Sulës kanë qenë edhe më të hershme. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të datës 23 tetor të vitit 2018, po zhvillohej një seancë dëgjimore për një vend vakant në bordin e Autoriteti­t të Dosjeve. Gjatë kësaj mbledhjeje, Braho ka kritikuar Genta Sulën, edhe pse ajo nuk ishte e pranishme në sallë. Braho kërkoi informacio­ne për dorëheqjen e ish- anëtarit të Bordit të Autoriteti­t të Dosjeve, Daut Gumeni, duke shtuar se "Genta Sula nuk është në rregull". "Dauti pse iku? Shikoni se atë kryetare që kemi atje, nuk e kemi shumë në rregull", është shprehur deputeti Spartak Braho në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve të datës 23 tetor 2018.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Spartak Braho
Spartak Braho
 ??  ?? Genta Sula
Genta Sula

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania