Panorama (Albania)

Nga Soros te përgjimet e ‘ Bild’, Meta flet për krizën e zgjedhjet: Si u shmang përplasja civile

Përgjimet e “Bild”, Presidenti: Është e papranuesh­me që vitet e fundit nuk është bërë asnjë hetim i thelluar për këto ngjarje

-

Presidenti Meta dha një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, ku iu përgjigj interesit të gazetarëve italianë mbi krizën politike në Shqipëri. Qysh në fillim, intervista nis me vendimin e Presidenti­t Meta për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhore, gjë që solli edhe ndryshimin e marrëdhëni­eve ndërmjet Ramës dhe Presidenti­t.

Kreu i shtetit thekson në intervistë se zgjedhjet e zhvilluara në 30 qershor nuk ishin as kushtetues­e e as ligjore, pasi dekretet e tij mund t’i shqyrtojë vetëm Gjykata Kushtetues­e. Krahas kësaj, kreu i shtetit bëri disa akuza ndaj Kryeminist­rit Rama, duke e cilësuar si shkaktarin e bllokimit të Gjykatës Kushtetues­e në vend. Për sa i përket procesit zgjedhor të 30 qershorit, Presidenti theksoi se ato ishin zgjedhje si në sistemin komunist, pasi nuk pati asnjë rival dhe Partia Socialiste mori nën administri­m të gjitha bashkitë e vendit. Presidenti u pyet nga gazetari italian mbi përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”, ku dolën disa zyrtarë të lartë duke komunikuar me disa individë për çështje votash. Meta theksoi se është e papranuesh­me që nuk është bërë asnjë hetim i thelluar për ngjarjet e publikuara nga media gjermane. “Është një nga rastet më të rënda të funksionim­it të shtetit të së drejtës, zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta është zgjidhja kryesore për krizën aktuale”, ka theksuar ndër të tjera Presidenti Meta për çështjen e përgjimeve, duke shtuar se nevojiten masa më të forta për të zhdukur problemin e drogës dhe se fitimet nga ky aktivitet i paligjshëm janë më të mëdha në aspektin dimensiona­l, në krahasim me Italinë apo me Gjermaninë. Gjatë intervistë­s, Presidenti foli edhe për akuzat që ai ka lëshuar ndaj Sorosit. Për këtë, kreu i shtetit ka theksuar se Shqipëria është një kombi i vogël dhe se duhen ruajtur interesat kombëtar për të mos përfunduar në duart e lojtarëve ndërkombët­arë privat.

President, pas vendimit tuaj për të shtyrë zgjedhjet lokale më 30 qershor dhe zgjedhjen e qeverisë për t’i realizuar ato, si kanë ndryshuar marrëdhëni­et midis jush dhe Kryeminist­rit Edi Rama?

Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet më 13 tetor, një datë jo e rastësishm­e, sepse më 18 tetor do të vendoset nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte e pashmangsh­me një përplasje mes dy kampeve politike. Në një kohë që unë veproja sipas Kushtetutë­s, përgjegjës­ia e Kryeminist­rit ishte që ai nuk po e kuptonte se zgjedhjet e zhvilluara në këtë mënyrë ishin problem për negociatat me BE- në. Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as kushtetues­e, as ligjore, as legjitime, vetëm Gjykata Kushtetues­e mund të kundërshto­jë dekretin e Presidenti­t. Është për të ardhur keq që deri më sot, veprimtari­a e Gjykatës është pezulluar me vullnetin e Ramës. Për të kuptuar parregulls­inë e këtyre zgjedhjeve, mjafton të mendosh faktin se në të gjitha 61 bashkitë ku u zhvilluan votime, fituan socialistë­t sepse nuk kishin asnjë kundërshta­r, si gjatë regjimit komunist. E keni seriozisht? Do t’ju them më shumë: jo vetëm që partia e Kryeminist­rit ka zgjedhur të gjithë kryetarët e bashkive, por edhe të gjithë anëtarët e këshillave bashkiakë, përfshirë edhe qytetin e Tiranës. Rezultati i pjesëmarrj­es u shpall pas më shumë se njëzet ditëve dhe ishte zyrtarisht 23%, por në të vërtetë ishte më i ulët.

Disa javë para zgjedhjeve në 30 qershor, e përjavshmj­a gjermane “Bild” publikoi një seri përgjimesh për politikanë­t e Partisë Socialiste, zyrtarë të Policisë dhe elementë të krimit të organizuar, gjë që tregon se shumë marrëveshj­e ishin rezultat i shkëmbimit të votave, duke nxjerrë zbuluar një sistem korrupsion­i shqetësues. Çfarë mendoni për këtë histori?

Është e papranuesh­me që vitet e fundit nuk është bërë asnjë hetim i thelluar për këto ngjarje. Është një nga rastet më të rënda të funksionim­it të shtetit të së drejtës, zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta është zgjidhja kryesore për krizën aktuale. Nevojiten masa të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që vijnë nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri sa u përket dimensione­ve të ekonomisë sonë, sesa në vendet më të mëdha si Italia apo Gjermania.

Kanë ngjallur debat edhe disa deklarata tuaja, ku denonconit influencën e Sorosit në Shqipëri. Cila është marrëdhëni­a midis “Shoqërisë së Hapur” dhe reformës së sistemit të drejtësisë shqiptar? Në ç’mënyrë ka ndikuar Sorosi?

Ne jemi një komb i vogël dhe duhet të jemi të kujdesshëm në një epokë globalizim­i si kjo aktualja për të ruajtur vlerat që qëndrojnë në themelet e Shqipërisë, duke nisur nga identiteti ynë. Duhet të mbrojmë interesat tona kombëtare pa përfunduar në duart e lojtarëve ndërkombët­arë privatë. Unë nuk jam një populist, por një realist që dëshiron të mbrojë Shqipërinë.

Cili është statusi i procesit të anëtarësim­it të Shqipërisë në Bashkimin Europian?

Unë besoj se anëtarësim­i ynë në Bashkimin Europian është i nevojshëm, megjithëse progresi i bërë deri më sot nuk është shumë inkurajues. Ajo që më shqetëson më shumë është emigrimi me ritme të larta i të rinjve, është e nevojshme të krijohen perspektiv­at në të ardhmen për të rinjtë që vendosin të largohen nga Shqipëria. Çdo vit, dhjetëra, mijëra njerëz, largohen nga vendi ynë dhe nëse vazhdojmë kështu, do të përballemi me shpopullim­in që ngjason me atë të viteve ‘ 90- të pas rënies së komunizmit. Nëse asokohe kjo gjë ishte e kuptueshme, sot nuk është më kështu, sepse duhen përgjigje efikase nga politika.

Është e papranuesh­me që vitet e fundit nuk është bërë asnjë hetim i thelluar për këto ngjarje. Është një nga rastet më të rënda të funksionim­it të shtetit të së drejtës, zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta është zgjidhja kryesore për krizën aktuale. Nevojiten masa të forta për të zhdukur problemin e drogës, fitimet që vijnë nga trafiku i drogës janë shumë më të larta në Shqipëri sa i përket dimensione­ve të ekonomisë sonë, sesa në vendet më të mëdha si Italia apo Gjermania.

 ??  ??
 ??  ?? NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
NGA VOTIMET E 30 QERSHORIT
 ?? Presidenti Meta ??
Presidenti Meta
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania