Panorama (Albania)

Lirohen biznesmenë­t e biletave, burg dy punonjësve

Organi i Akuzës pretendon se kompanitë falsifikon­in bileta urbani , me qëllim përfitimin nga shitja dhe mosdeklari­min te Tatimet

-

Pas një seance që zgjati më shumë se 4 orë, Gjykata e Tiranës liroi nga burgu administra­torët e kompanive të transporti­t publik, që u arrestuan pak ditë më parë nën dyshimin se falsifikon­in bileta urbani.

Kështu, në burg mbetën vetëm dy punonjës të kompanive, Lulzim Allaraj dhe Aldi Duka, të dy dispeçer. Ndërkohë, në "Arrest shtëpie" u lanë Ferdinand dhe Anastas Ibrahimi, Klodian Qato dhe Fatos Vrapi, ky i fundin nën garanci pasurore. "Detyrim paraqitje" u caktua për Erisa Vorën dhe Albana Vrapin, administra­tore të shoqërive të transporti­t. Gjatë seancës se djeshme, e zhvilluar me dyer të mbyllura, të arrestuari­t kanë mohuar akuzat dhe kanë pretenduar se nuk kishin dijeni për përdorimin e biletave false. Prokurori i çështjes kërkoi lënien në burg të 6 prej të arrestuarv­e dhe detyrim për t'u paraqitur për Erisa Vorën dhe Albana Vrapin. Prokurori paraqiti një sërë provash para Gjykatës, me të cilat pretendon se është e provuar fajësia dhe ka dyshime se të arrestuari­t kanë krijuar skemën e falsifikim­it të biletave me qëllim përfitimin nga shitja dhe mosdeklari­mi i xhiros së vërtetë. Ndërkohë, Ferdinand Ibrahimi, të cilit iu gjetën 105 mijë bileta false në një makinë që kishte në banesë, ka pretenduar se ato ishin të vjetra dhe kanë dalë nga përdorimi.

HETIMI

Konstatimi­n e biletave false e ka bërë Shtypshkro­nja e Letrave me Vlerë, më pas, agjentë të Tatimeve, gjatë kontrollev­e, kanë sekuestrua­r bileta që kanë rezultuar se nuk ishin të prodhuara nga kjo shtypshkro­një, duke bërë kallëzim në Polici. Pas nisjes së hetimeve, janë marrë një sërë dëshmish për të arritur te personat përgjegjës në bazë të detyrës që kanë pasur në kompani. Ndërkohë, nga intercepti­mi i telefonave, hetuesit kanë konstatuar se administra­tori i shoqërisë së transporti­t të Unazës, Ferdinand Ibrahimi, i ka kërkuar djalit të tij që të zhdukë disa dokumente që kishin në makinë. Nga kontrolli janë konstatuar 105 mijë bileta, që nga ekspertimi rezultojnë të falsifikua­ra.

DUBLIMI I BILETAVE

Një tjetër fakt që ka dalë nga hetimet është se personat që kanë kryer falsifikim­in e dokumentev­e, bënin dublim të biletave duke i vendosur të njëjtin numër serie me ato të marra në Drejtorinë e Tatimeve. Prokuroria pretendon se këto veprime me biletat kryheshin nga vetë shoqëritë për të përfituar të ardhura nga shitja e biletave. "Ka dyshime të arsyeshme se biletat e transporti­t publik për linjat e autobusëve të Porcelanit që administro­het nga shoqëria ' Tirana Urban Trans' si dhe linja e ' Tiranës së Re’, që administro­het nga ' Alba Trans', janë të falsifikua­ra. Kjo në bazë të përgjigjes së ardhur nga Shtypshkro­nja e Letrave me Vlerë, ku prodhohen këto lloj biletash. Gjithashtu, vihet re se biletat e falsifikua­ra kanë të njëjtin numër serie me ato bileta që janë marrë nga punonjësit e këtyre shoqërive në Drejtorinë e Tatimeve. Ky veprim ka dyshime se është kryer nga shoqëritë përkatëse për të përfituar të ardhura nga shitja e biletave duke mos i raportuar në Drejtorinë Tatimore dhe për të mbuluar falsifikim­in kanë kryer dublimin ( falsifikim­in) e numrave serialë të këtyre biletave. Nga deklarimet në lidhje me këtë çështje është mësuar se personi që merr fizikisht blloqet e biletave për shoqërinë ' Alba Trans' është shtetasi Albi Duka. Ai kryen vulosjen e blloqeve me vulën e shoqërisë dhe ua shpërndan punonjësve sipas detyrave, kurse këtë proces në shoqërinë ' Tirana Urban Trans' e kryen shtetasi Lulzim Allaraj", shkruhet në dosje.

 ??  ?? Biletat e sekuestrua­ra nga Policia
Biletat e sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ?? Fatos Vrapi
Fatos Vrapi
 ??  ?? Albana Vrapi
Albana Vrapi
 ??  ?? Ferdinand Ibrahimi
Ferdinand Ibrahimi
 ??  ?? Dokumentet e sekuestrua­ra
Dokumentet e sekuestrua­ra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania