Panorama (Albania)

“Qeveria ka shpenzuar 32.5 milionë euro bileta avioni”

Denoncimi i Bashës: Zyra e Ramës në Kryeminist­ri, 5.5 milionë euro

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, e nisi ditën e djeshme me një video- mesazh në rrjetet sociale ku theksonte se shqiptarët janë të varfër, pasi janë të vjedhur nga qeveria. Sipas kryedemork­atit Basha, varfëria e papunësia vijnë për shkak se Kryeminist­ri Rama “grabit përditë shqiptarët”. “Shqiptarët janë sot të varfër, sepse janë të vjedhur. Varfëria, papunësia, mungesa e mundësive vijnë nga grabitja që po i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama me një grusht klientësh. Paratë tuaja, paratë e shqiptarëv­e po i vjedh Edi Rama me familjen dhe miqtë e tij. Pasurohen të pushtetshm­it dhe të pasurit, varfërohen njerëzit e thjeshtë dhe të pambrojtur”, tha Basha. Në vijim të denoncimit të tij, kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, theksoi se janë vjedhur miliarda euro dhe janë shpërdorua­r nga qeveria në këto gjashtë vite që drejtohet nga Edi Rama. Basha theksoi se në gjashtë vjet janë shpenzuar 32.5 milionë euro në bileta avioni nga qeveria dhe se zyra e Kryeminist­rit kushton 5.5 milion euro. “Në 6 vite, qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar 32.5 milionë euro për bileta avioni. Rama është një hajdut, që jeton mes luksit me para publike. Zyra e tij kushton 5.5 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në videomesaz­hin e kreut të PD- së. Në mbyllje të mesazhit të tij, Basha theksoi se zgjidhja vjen duke larguar Edi Ramën nga zyra e Kryeminist­rit. “Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdorua­r nga Edi Rama këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e tij ose janë shpërdorua­r për tekat e tij në fasada dhe luks, ndërsa shqiptarët nuk sigurojnë dot bukën e përditshme. Shqiptarët janë pa punë, sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Edi Rama është artist i mashtrimit. Çdo gjë që ka premtuar, çdo gjë që ka thënë, ka qenë mashtrim me qëllim për të vjedhur. Çdo projekt, program dhe politikë është mashtrim për shqiptarët në shërbim të oligarkëve. Që të çlirojmë ekonominë dhe të hapim vende pune e mundësi për çdo shqiptar, duhet të largojmë Hajdutin Psikik dhe bandën e tij grabitqare”, nënvizoi kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i opozitës, Lulzim Basha
Kreu i opozitës, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania