Panorama (Albania)

Braho ka sulmuar edhe Agron Tufën

-

Deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, është përplasur edhe me një tjetër institucio­n që merret me të kaluarën komuniste të vendit tonë. Konkretish­t, Braho ka patur më parë përplasje të forta edhe me Agron Tufën, kreun e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve, të zhvilluar në datën 1 prill 2019, ku në rendin e ditës ishte miratimi i projektrez­olutës për vlerësimin e veprimtari­së së ISK- së, Braho akuzoi Tufën se ka shumë helm brenda tij. "Ka shumë helm brenda në tërë veprimtari­në e këtij institucio­ni. Në këto kushte, unë mendoj që nuk do ta votoj pozitivish­t këtë rezolutë, madje do kërkoj shkarkimin e Agron Tufës, derisa t'i thërrasë mendjes e të jetë më i ekuilibrua­r në veprimtari­në e tij. Ky institut, me Agron Tufën në krye, është kthyer në një seksion të Ballit Kombëtar, duke marrë përsipër të nxijë çdo gjë, duke përfshirë luftën, heronjtë, dëshmorët, dhe nuk ka asgjë shkencore në tërë analizat që ka bërë ky institut. Ky është thjesht një institut studimi, nuk ka pse ngatërrohe­t me politikën, nuk ka pse operon me terminolog­ji lustracion­i, sepse lustracion­i është i ndaluar me ligjin që kemi miratuar", ka thënë deputeti socialist Spartak Braho. Nga ana tjetër, Agron Tufa reagoi në atë kohë nëpërmjet një postimi në "Facebook" ku kishte theksuar se: "Miq të nderuar, dhuratën më të çmuar sot për datëlindje ma ka bëre direkt nga salla e Kuvendit bash përfaqësue­si i zi i ish- Sigurimit të shtetit, deputeti Spartak Braho. Dëgjojeni dhe, ju lutem, shpërndaje­ni sa më gjerë, ta dinë të gjithë se si na rrezikohet jeta nga këta neandertal­ë të komunizmit!".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania