Panorama (Albania)

PD: Bashkia i jep leje deputetit për kat shtesë

"Përfitoi edhe ish- deputeti socialist me kullën në bllok"

-

Partia Demokratik­e akuzoi dje Bashkinë e Tiranës se ka dhënë leje për shtesë kati për zyrtarë të Partisë Socialiste. Ish- deputetja Oriola Pampuri, në një deklaratë nga selia blu, denoncoi edhe dy raste ku një deputet dhe një ish- deputet i PS- së po shtojnë kate pallati. "Kjo është pamja në një nga ndërtesat më të larta të Tiranës, Sky Tower, pronë e ish- deputetit socialist, Vladimir Kosta. Mbi këtë ndërtesë, në zemër të kryeqyteti­t, po hedh shtat një ose më shumë kate. Ndërkohë që një qytetar i thjeshtë i Tiranës nuk ngul dot një gozhdë në shtëpinë e tij, se përfundon në burg, oligarku i Ramës ndërton pa iu prishur fare terezia në zemër të kryeqyteti­t. Nëse Erion Veliaj i ka dhënë lejen, atëherë duhet të bëjë transparen­cë se si një ish- deputet i Rilindjes ndërton një ndërtesë mbi ndërtesë?! Por marrëzia me ndërtimet e luksit të pushtetarë­ve të Rilindjes nuk ka të ndalur. Në këtë foto është një tjetër objekt banimi në kryeqytet, ku po hedh shtat një tjetër pallat mbi pallat. Qytetarët e alarmuar kanë denoncuar deputetin e Partisë Socialiste, Robert Bitri, që po ndërton një kat shtesë në këtë objekt banimi që jo vetëm shton betonin në Tiranë, por rrezikon jetën e qindra banorëve që jetojnë në këtë objekt. Veliaj, edhe në këtë rast, hesht dhe ndërsa dërgon në qeli baballarë që rregullojn­ë çatitë e banesave të fëmijëve të tyre, mbyll sytë ose më keq i jep leje oligarkut të radhës, që të ndërtojë një kat luksi për veten e tij", theksoi Pampuri duke shtuar se "Partia Demokratik­e ka një plan të qartë për t'i dhënë fund këtij masakrimi të pronës publike dhe një program të plotë për ta kthyer Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe në shinat e ligjshmëri­së. Për ta bërë këtë duhet të heqim nga themelet betonin e së keqes që është ulur sot në qeveri, Edi Ramën dhe bandën e tij të ' Rilindjes'".

 ??  ?? Kulla e ish- deputetit Vladimir Kosta ku po bëhet shtesa e kateve
Kulla e ish- deputetit Vladimir Kosta ku po bëhet shtesa e kateve
 ??  ?? Ish- deputetja Oriola Pampuri
Ish- deputetja Oriola Pampuri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania