Panorama (Albania)

Shërbimet e rendit marrin në mbrojtje memorialin

-

Sipas saj, pllaka e mermertë është goditur me sende të forta, dhe është thyer në njërin cep të saj. Ceremonia e vendosjes së memorialit me emrat e 251 personave që humbën jetën tre vjet më parë në Turqi, u zhvillua në 15 korrik, e organizuar nga ambasada turke në Tiranë, e cila njoftoi se “me sukses dhe me krenari inauguruam ‘ Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut’ dhe ‘ Parkun e Demokracis­ë së 15 Korrikut’”. Ajo mbeti larg fokusit të mediave, të cilat e trajtuan më pas me bujë këtë ngjarje disa javë më vonë. Reagimet qenë të shumta, për shkak se monumenti i kushtohej një ngjarjeje të lidhur ngushtësis­ht me një vend të huaj e për më tepër me zhvillimet e brendshme politike atje.

MEMORIALI Kryebashki­aku i kryeqyteti­t shqiptar, Erion Veliaj, evitoi më vonë të jepte shpjegime, duke deklaruar vetëm se: “Në atë territor ka mbi 50

Pas dëmtimit të memorialit turk nga persona ende të paidentifi­kuar, gjatë ditës së djeshme, objekti te Parku i Liqenit është marrë nën ruajtje nga Policia e Shtetit. Efektivë të Policisë janë parë gjatë pasdites teksa ruajnë memorialin, e rrethuar dhe mbuluar me rrjetë jeshile, që pengon shikimin e tij. Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016- ës, kundër Presidenti­t Rexhep Taip Erdogan. pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohe­t”, por pa treguar nëse mund të hiqej një paralele mes pikave të tjera, të cilave ai referohej, dhe këtij memoriali. Zoti Veliaj e reduktoi reagimin e tij ndaj kritikave që ka ngjallur një ngjarje e tillë, te respekti që duhet treguar për të vdekurit, duke iu shmangur thelbit të debatit. “Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre”, shprehej ai.

BASHKIA Ende dhe sot, bashkia nuk ka sqaruar se i kujt ishte vendimi për ngritjen e memorialit dhe cilat ishin motivet e një vendimi të tillë. E po ashtu, edhe nëse ka patur ndonjë akt të bashkisë për emërtimin e rrugës apo parkut, gjë e cila është kompetencë e saj dhe Këshillit Bashkiak që merr në fund vendimin. Nga një vështrim i vendimeve të publikuara në faqen e Këshillit Bashkiak, nuk rezulton të ketë patur një të tillë lidhur me “Rrugën e Dëshmorëve të 15 Korrikut” dhe “Parkun e Demokracis­ë së 15 Korrikut”. Fillimisht, Bashkia e Tiranës u duk se kërkonte t’i rrinte larg kësaj ngjarjeje. Interesimi­t të “Zërit të Amerikës” për të kontaktuar dhe intervistu­ar një nga drejtuesit e bashkisë lidhur me çështjen e memorialit, një zëdhënës i bashkisë i tha se duhej kontaktuar Ministria e Jashtme. Kjo e fundit i shpjegoi zyrtarisht “Zërit të Amerikës” se nuk ishte përfshirë në asnjë formë dhe mënyrë në ceremoninë e 15 korrikut, madje asnjë përfaqësue­s i saj nuk mori pjesë. Ndërkohë që bashkia u përfaqësua në nivel të lartë, me zëvendësin e zoti Veliaj, nënkryetar­in Arbjon Mazniku. Tri ditë pas ceremonisë në Tiranë, Kryeminist­ri Edi Rama njoftoi përmes një fotoje se ndodhej në Turqi “në mikpritjen e Presidenti­t Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, siç shpjegoi vetë kreu i qeverisë, i vënë jo rrallë në shënjestër për raportet e tij të afërta me kreun e shtetit turk, i cili ka fajësuar klerikun Fetullah Gülen dhe organizatë­n e cilësuar terroriste FETO, për grushtin e dështuar të shtetit. Pak ditë më vonë, në Tiranë mbërriti për një vizitë ministri i Brendshëm turk, Süleyman Soylu, i cili deklaroi në një intervistë për mediat turke se kishte diskutuar me homologun e tij shqiptar Sandër LLeshaj, por dhe me Kryeminist­rin Edi Rama për luftën kundër të gjitha organizata­ve terroriste, përfshirë FETO- n. “Ata kanë shprehur përkushtim­in e tyre në këtë drejtim,” tha ministri turk, duke shtuar se ndihej i kënaqur nga “qasja e Kryeminist­rit dhe ministrit të Brendshëm ndaj FETO- s”. VOA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania