Panorama (Albania)

Ekzekutimi i ish- policit, atentatorë­t dyshohen të jenë vrasës me pagesë

Makina që u gjet e djegur në Ferraj, rezulton e vjedhur në Lezhë, para një viti ishte denoncuar në Polici nga pronari

-

Ndonëse disa orë pas vrasjes së ish- policit Santjago Malko, burime nga Policia e Tiranës thanë se kishin identifiku­ar dy autorë të dyshuar, duket se gjithçka është kthyer në pikën "0".

Nga veprimet hetimore ka dyshime se atentatorë­t e 26vjeçarit Malko të jenë vrasës me pagesë. Nga ana tjetër, nga verifikimi i automjetit tip "Mercedez Benz", që u gjet i djegur pas atentatit në fshatin Ferraj, Policia ka zbuluar se ishte vjedhur para një viti në Lezhë. Madje pronari i makinës kishte bërë denoncim për vjedhje në Policinë e Lezhës. Ndërsa targat që i ishin vendosur makinës, nuk përkojnë me targat reale të saj. Nga verifikimi ka rezultuar se edhe targat i ishin vjedhur një tjetër automjeti në Krujë. Të gjitha këto detaje dëshmojnë për një krim të planifikua­r dhe të organizuar prej kohësh nga ana e atentatorë­ve dhe e porositësv­e të krimit.

HETIMI Dy pistat kryesore ku i ka përqendrua­r hetimet Policia për zbardhjen e vrasjes së ishefektiv­it Santjago Malko, janë hakmarrja dhe larja e hesapeve. Kjo, nisur nga e shkuara e tij, pasi dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Tiranë dhe në Durrës. Grupi hetimor po verifikon tri ngjarje kriminale, ku 26- vjeçari dyshohet të jetë përfshirë. Burime nga grupi hetimor thanë një ditë pas ngjarjes se nisur nga provat e grumbullua­ra në vendngjarj­e, dëshmitë, por edhe rindërtimi i skenës së krimit, rezulton që në vrasjen e Malkos të kenë marrë pjesë disa autorë. Duke nisur nga persona që mund ta kenë mbajtur nën vëzhgim, atentatori që ka shkrepur armën, ai që ka drejtuar makinën, e cila dyshohet t'i ketë prerë rrugën mjetit "BMW X5" të ish- policit, por edhe persona të tjerë që kanë djegur makinën tjetër, e cila u gjet e djegur në fshatin Ferraj. Në këtë makinë janë gjetur dhe sekuestrua­r 2 armë automatike, që dyshohet të jenë përdorur në krim. Aktualisht armët janë dërguar për ekspertim në Laboratori­n e Kriminalis­tikës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestrua­r 10 gëzhoja, që dyshohet se i përkasin një arme zjarri automatike. Ndërsa nga këqyrja e makinës ka rezultuar që drejtimi i qitjes së armës ka qenë në krahun e majtë të makinës, pra nga krahu i shoferit. Malko ndodhej i vetëm në makinë, duke lëvizur nga rrethrrotu­llimi pranë "Kinostudio­s", në drejtim të kryqëzimit të "Oxhakut", në rrugën "Xhanfize Keko".

 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania