Panorama (Albania)

Po kalonin rrugën, makina përplas dy vajza në Korçë

Të plagosurat 19 e 10- vjeçare, në spital jashtë rrezikut

-

Tri aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Korçë, me pasojë plagosjen e 7 personave. Aksidenti më i rëndë ndodhi gjatë orëve të pasdites në unazën e qytetit, ku një automjet përplasi dy vajza që po kalonin nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Burime nga Policia e Korçës thanë se në unazën e qytetit, shtetasi I. B., duke drejtuar mjetin tip ' Nissan", dyshohet se ka përplasur dy shtetaset A. R., 19 vjeçe, dhe P. N., 10 vjeçe, ( këmbësore në rrugë), të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariat­it, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedural­e. Ndërkohë, më herët, një tjetër aksident kishte ndodhur në Maliq. Policia tha se specialist­ët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurorin­ë e Korçës, për shtetasit Sh. B., 55 vjeç, banues në Fushë- Krujë, M. N, 40 vjeçe, banuese në Korçë. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në aksin rrugor Korçë- Pogradec, pranë fshatit Pirg, Maliq, duke drejtuar respektivi­sht mjetin tip "Hyundai" dhe mjetin tip "Volkswagen", janë përfshirë në një aksident, ku për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe shtetasi M. M., 73 vjeç, banues në Fushë- Krujë, pasagjer në mjetin tip "Volkswagen", i cili së bashku me shtetasin Sh. G., u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializu­ar, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasja M. N., ndodhet në Spitalin Rajonal Korçë, jashtë rrezikut për jetën. Një tjetër aksident ka ndodhur edhe në Kolonjë, në aksin rrugor Ersekë- Korçë, pranë vendit të quajtur "Fushorja e Selenicës". Aty janë përplasur mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin H. M., me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin G. M.. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Benz", shtetasi G. M., si dhe shtetasi M. C., pasagjer në këtë mjet, të cilët janë transportu­ar për mjekim në Spitalin e Korçës. Një tjetër aksident është regjistrua­r në autostradë­n Vlorë- Fier, në afërsi të fshatit Novoselë. Aty janë përplasur një automjet tip "Mercedez Benz", më një furgon të linjës Vlorë- Tiranë. Nga përplasja janë dëmtuar lehtë tre persona, mes të cilëve edhe një fëmijë. Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës ku edhe kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se personat e lënduar më shumë kanë qenë të tronditur, ndërsa nuk kanë pasur probleme të rënda nga përplasja e dy mjeteve. Automjeti tip furgon ka pësuar dëme në pjesën e pasme të tij, ndërsa në vendngjarj­e kanë shkuar forcat e Policisë së Vlorës, të cilat kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Dyshohet se shkaku kryesor i aksidentit të regjistrua­r në Novoselë të jetë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjeteve në këtë aks rrugor.

 ??  ?? Aksidenti në Korçë
Aksidenti në Korçë
 ??  ?? Aksidenti në Vlorë
Aksidenti në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania