Panorama (Albania)

Ish- mësuesi i dënuar për vrasje, plagoset në shtëpi

Objektivi Eljus Thartori, që pas burgut u bë mësues fizkulture

- VLORE

Një 36- vjeçar, ish- i dënuar për vrasje, u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Vlorë, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Ngjarja, që fillimisht u raportua si sulm me eksploziv, por më vonë rezultoi atentat me armë zjarri, ndodhi në lagjen "10 Korriku" të Vlorës. Burime nga Policia thanë se i plagosuri është Eljus Thartori, i dënuar me 10 vite burg, dënim që nuk e kishte penguar që të bëhej mësues fizkulture në një shkollë 9- vjeçare. Të njëjtat burime thanë se 36- vjeçari Thartori është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarj­e është ngritur grupi hetimor me oficerë të Krimeve kundër Jetës dhe ekspertë kriminalis­të, që kanë bërë këqyrjen e vendit ku mbeti i plagosur Eljus Thartori, si dhe kanë marrë dëshmitë e para. Ndërsa në zona të ndryshme të qytetit janë ngritur pika kontrolli për të rënë në gjurmët e autorëve që mendohet se kanë lëvizur me një makinë. Deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia nuk kishte persona të identifiku­ar për krimin. Megjithatë, pati dhjetëra të shoqëruar si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dëshmitarë, por edhe persona me të shkuar kriminale në qytetin e Vlorës. Eljus Thartori ka qenë mësues i edukimit fizik të shkollës 9vjeçare "Teli Ndini" në Vlorë, ndonëse ka qenë i dënuar për vrasje, por Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentac­ionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penaliteti­t, duke mos e penguar atë që të japë mësim për 8 vite. Rasti i tij u bë i njohur dy vite më parë në një emision investigat­iv, kur ai u filmua duke luajtur me letra në klasë me nxënësit dhe i mësonte ata që të ofendonin drejtoresh­ën e shkollës. Por pas publikimit të rastit, Drejtoria Arsimore e shkarkoi atë nga detyra.

HETIMI Ish- mësuesi i fizkulturë­s, Eljus Thartori, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në ballkonin e banesë së tij në Vlorë, ka qenë i dënuar më parë me 10 vite burg për akuzën e "Vrasjes me paramendim" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Kjo është pista e parë ku janë përqendrua­r hetimet e Policisë së qytetit bregdetar, në lidhje me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifiki­mit të autorëve. Megjithatë, nuk përjashtoh­et as ndonjë konflikt i mundshëm ku ai mund të jetë përfshirë kohët e fundit. Për këtë arsye, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme janë marrë në pyetje familjarët e tij, si dhe janë shoqëruar për të dëshmuar disa miq të 36vjeçarit. Ata janë pyetur nga grupi hetimor rreth ndonjë konflikti apo sherri, ku mund të jetë përfshirë gjatë kohëve të fundit Eljus Thartori. Ndërsa me interes për grupin hetimor pritet të jetë dëshmia e vet të plagosurit, por për të marrë atë në pyetje pritet konfirmimi i mjekëve rreth gjendjes së tij shëndetëso­re. Deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ai ka qenë në sallën e operacioni­t ku i është nënshtruar një ndërhyrjej­e kirurgjika­le. "Rreth orës 19: 23, në Spitalin Rajonal të Vlorës ka shkuar i plagosur, dyshohet me armë zjarri shtetasi Ejus Thartori, 36 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka qenë në ballkonin e banesës së tij në lagjen ' 10 Korriku' dhe në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po punohet për identifiki­min dhe kapjen e autorit", tha zyrtarisht Policia.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ?? Eljus Thartori ??
Eljus Thartori

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania