Panorama (Albania)

Do trafikohej në Itali, kapet 20 kg kanabis në Portin e Vlorës

-

VLORE - Një sasi lënde narkotike kanabis sativa është sekuestrua­r pasditen e djeshme në Portin e Vlorës, në një automjet që pritej të imbarkohej në tragetin e linjës Vlorë- Brindisi. Sasia e lëndës narkotike, sipas informacio­neve nga Policia, konfirmohe­t se ishte rreth 20 kg, ndërsa ishte fshehur në sediljen e pasme të pasagjerit, në automjetin tip "Mercedez", me targa gjermane. Automjeti me targa BM LA 9999 i është nënshtruar një kontrolli të zakonshëm rutinë, sic kryhet në mjetet që imbarkohen në tragetet e linjës me Italinë përpara nisjes së tragetit. Gjatë kontrollit mësohet se Policia ka vërejtur diçka të dyshimtë, ndërsa pas kontrollit të imtësishëm ka rezultuar sasia e lëndës narkotike e fshehur në sediljen e pasme të pasagjerit. Mësohet se në automjet udhëtonte drejtuesi dhe dy gra. Sipas Policisë, në momentin e kontrollit të imtësishëm, drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet nga zona, duke u shpëtuar forcave të rendit, ndërsa këta të fundit konfirmojn­ë se është shpallur në kërkim. Burimet thanë se një person është identifiku­ar nga Policia e Vlorës. Sipas burimeve dhe informacio­neve nga blutë e Vlorës, mësohet se shtetasi ishte nga Fieri, por ende nuk jepen detaje të tjera referuar identiteti­t apo moshës së tij. Kjo, dhe për shkak të hetimeve. Ndërsa konfirmohe­t se është i identifiku­ar nga Policia e Vlorës. Automjeti tip "Mercedez" është mbajtur për më shumë se një orë në garazhet e Portit të Vlorës, për t'u transportu­ar më pas drejt Komisariat­it, kjo edhe për ekzaminime të mëtejshme. Ndërsa lënda narkotike është transportu­ar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Nuk dihet ende destinacio­ni që mund të kishte lënda narkotike, nëse ishte për Itali apo ndonjë shtet tjetër europian. Megjithatë, duket se ishte zgjedhur rruga e transporti­t nga Vlora drejt Brindisit dhe më pas në destinacio­nin përfundimt­ar ku mund të ishte drejtuar. Nga Policia e Vlorës konfirmohe­t se kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, ndërsa po punohet edhe për të konfirmuar nëse ka pasur edhe persona të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Hetimet vijojnë, ndërsa automjeti tip "Mercedez" pritet t'i nënshtrohe­t një kontrolli të detajuar edhe për të gjetur ndonjë tjetër gjurmë të mundshme që mund të ndihmojë në hetimet për këtë ngjarje.

 ??  ?? Makina ku u gjet droga në Portin e Vlorës
Makina ku u gjet droga në Portin e Vlorës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania