Panorama (Albania)

Leyla e Ambasadës Amerikane, ashtu siç nuk e keni parë kurrë, fotot nga paparazzi

-

Nëse nuk do kishte aq shumë roje rreth saj, askush nuk do ta kuptonte se ajo zonjë e hijshme, e cila po blinte akullore, e veshur sport, bashkë me fëmijët e saj, është një person i rëndësishë­m. Në fakt, ajo është Leyla Moses- Ones, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila kryen funksionet e ambasadore­s derisa të vijë ambasadorj­a e emëruar tashmë, zonja Yuri Kim. Leyla ka rënë menjëherë në sy për elokuencën e saj, për faktin që flet shqip dhe për pamjen e këndshme gjithashtu. Duhet thënë se ajo është një zonjë shumë e hijshme. Paparazzi ynë e gjeti në një dyqan akulloresh diku në qendër të Tiranës. E veshur me tuta, bluzë pambuku dhe atlete, me flokë të mbedhura dhe pa grim, zonja Ones dukej si dikush i zakonshëm. Ajo ka shpenzuar mjaft kohë duke zgjedhur shijen e duhur të akullores, për vajzën dhe djalin e saj, ndërkohë që bashkëshor­ti mbante një karrocë ku ndodhej dhe fëmija e tretë i çiftit. Pasi u zgjidh misioni i vështirë për të kënaqur të gjithë familjen me akullore, zonja Ones u largua nën mbikqyrjen e rojeve, të cilët mbanin distancë për të mos rënë shumë në sy. Për kuriozitet­in tuaj, për ta njohur më mirë zonjën Leyla MosesOnes, më poshtë keni një biografi të shkurtër të saj, të publikuar në faqen e ambasadës amerikane. Leyla Moses- Ones nisi karrierën e saj diplomatik­e si zyrtare e Shërbimit të Jashtëm në Departamen­tin e Shtetit në korrik të vitit 2001. Që atëherë, ka shërbyer në pozicionin e zyrtares konsullore në San Hose, Kosta Rika; zyrtares politike në Maputo, Mozambik; zyrtares për Vëzhgimin në Qendrën Operaciona­le; zëvendëszy­rtares kryesore në Adana, Turqi; zyrtares për Marrëdhëni­et me Publikun në Mynih, Gjermani; dhe si zëvendësdr­ejtore në Zyrën e Politikave dhe Çështjeve Globale të Byrosë për Çështjet Europiane dhe Euroaziati­ke ( EUR/ PGI) në Uashington, D. C. Përveç kësaj, para se t’i bashkohej EUR/ PGI në vitin 2015, Leyla përfundoi me rezultate të shkëlqyera Universite­tin Kombëtar të Mbrojtjes, duke marrë Diplomën e nivelit Master për Sigurinë Kombëtare dhe Strategjin­ë për Burimet e Mbrojtjes. Ajo mbërriti në Tiranë në muajin gusht të 2018 për të filluar mandatin trevjeçar si zëvendësam­basadore. Përpara se t’i bashkohej Shërbimit të Jashtëm, Leyla punoi për pesë vjet për çështjet legjislati­ve dhe marrëdhëni­et me publikun në Uashington, D. C.

Ka studiuar të drejtë ndërkombët­are, marrëdhëni­e e organizim ndërkombët­ar në Shkollën për Shërbimin e Jashtëm në Universite­tin Georgetown dhe Studime Europiane në Universida­d Autonoma në Madrid, Spanjë; si dhe Studime për Sigurinë Kombëtare në Shkollën Eisenhower. Ajo flet spanjisht, portugalis­ht, turqisht, gjermanish­t dhe shqip. Është nënë e tre fëmijëve dhe bashkëshor­ti i saj është trajnues për drejtues ekzekutivë dhe kapiten i Marinës së SHBA, i dalë në pension.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania