Panorama (Albania)

Turjan Hyska rikthen Marina Vjollcën pas dy vitesh larg ekranit, detajet e projektit që bëri pjesë dhe Olsi Bylykun

-

Marina Vjollca do të rikthehet më në fund në ekran pas dy vitesh pauzë, kësaj here si moderatore e një spektakli humori që ka për autor Turjan Hyskën. Hera e saj e fundit në ekran ishte janari 2018, kur në skenën e spektaklit “C’est la vie”, u shpallën fituesit Kristi Karkanaqe dhe Lindi Islami. Më pas, asnjë projekt televiziv për Marinën në “Tv Klan”. Edhe pse ajo shihej në ambientet e televizion­it shpesh, gjithçka ngelej në nivelin e bisedimeve pa u konkretizu­ar në asnjë projekt final. Arsyet e përfolura të kësaj mungese ishin dy: e para vështirësi­të e realizimit të projekteve të mëdha, dhe e dyta hezitimi i bashkëshor­tit të saj Getoar Selimi, i cili kundërshto­nte projekte të caktuara për arsye të ndryshme. Ndaj, me sa duket, rishfaqja në ekran e Marinës u shoqërua me lajmet se ky rikthim ka një kosto në jetën e saj, pasi ajo po rrezikon madje martesën. Por le të merremi me detajet e projektit televiziv që nga njëra anë e rikthen Marinën në ekran, dhe nga ana tjetër po i rriskon familjen e re që ka krijuar me reperin e famshëm nga Kosova, liderin e “Babastars”. Përveç lajmeve se Marina do t’i rrëmbente kohën televizive të së shtunës Ermal Mamaqit, para dy ditësh ishte Turjan Hyska, ai që foli publikisht për programin e ri televiziv, që do të drejtohet nga Marina. Pasi kishte disa ditë që në media qarkullont­e lajmi se në televizion­in “Klan” do të nisë një emision i ri humori dhe se ky program do të ishte një format i ndryshuar i “Duplex”, Turjani e saktësoi këtë lajm. Ai zbuloi edhe disa detaje lidhur me emisionin e ri të tij, pjesë e të cilit është Marina Vjollca. Në “Instastory”, ai publikoi disa shkrime ku konfirmont­e se emisioni do të mbajë titullin “Klaniforni­a Show” dhe do të transmetoh­et çdo të shtunë në orën 21: 00. “Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe… Është skuadra e ëndrrave. Është ‘ Klanifonia’”, shkruante Turi. Në të njëjtën kohë, ai ka konfirmuar edhe rikthimin e aktores, Lisa Kujofsa, e cila ka munguar prej kohësh në skenë që nga koha kur Turjani e bënte këtë program humori në “Vizion Plus”. E pas Turit, ishte një ndër aktorët kryesorë të formatit, Visjan Ukcenaj, i cili i uroi ardhjen Marina Vjollcës me fjalët më të bukura. Moderatorj­a do të drejtojë një emision, i cili përveç të ftuarve, do të ketë në qendër të tij edhe humorin së bashku me kastin e aktorëve të “Duplex”. Visjani, i ka uruar mirëseardh­jen ditën e sotme Vjollcës me anë të një fotoje të publikuar në “Instagram”. I njohur për rolet e spikatura të laçianit, minionit dhe hiphopistë­ve, ai shkruante në status: “Ngrini gishtat lart për Marinën dhe për ne. Më të mirët te më të mirët. Së shpejti në ‘ Tv Klan’ ‘ Klaniforni­a’”, postim që mori shumë pëlqime. Do jetë spektakël shumë i madh, që i shtohet Olsi Bylyku dhe dy personazhe të tjerë, që për momentin nuk janë zbuluar. Për “Panorama Plus”, Visjani tha se “Formati nuk do të ketë improvizim­e, do të jetë program shumë i madh krahasuar me ‘ Duplex’, do të ketë karaktere, do të mbizotëroj­në aktualitet­i, politika, pra, do të jetë një program ndryshe nga ai që ka qenë më parë”. Pak kohë më parë, u fol se emisioni i ri i Marina Vjollcës do të kishte për protagonis­të edhe bashkëshor­tin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”. Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Shumë kolegë të saj e konsiderua­n një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrej­tuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitet­in në punë. Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit “C’est la vie”, iu dedikua një jete të qetë, larg preokupime­ve dhe lodhjes. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsiderua­r veten “shtëpiake e dëshpëruar”. Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz- it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhëni­en e tyre, ishin të një çifti tradiciona­l, me fejesë e më pas martesë.

Pak kohë më parë, u fol se emisioni i ri i Marina Vjollcës do të kishte për protagonis­të edhe bashkëshor­tin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”. Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania