Panorama (Albania)

Liga e Europës ngre siparin, ja 12 grupet

-

Pas Ligës së Kampioneve, dje edhe Liga e Europës ka ngritur siparin e saj, me shortin e hedhur në Montekarlo. Goglat kanë ofruar grupe relativish­t të balancuara ku katër pretendent­et e mëdha për momentin ( në pritje të 8 skuadrave që do të zbresin pas fazës së grupeve nga Champions- i), Mançester Junajtid, Arsenali, Roma dhe Lacio, nuk është se mund të mbeten shumë të kënaqura.

JUNAJTID E ARSENAL

Trajneri Ole Gunar Solskjaer është i pakënaquri i madh i shortit, duke qenë se më shumë sesa në tapetin e gjelbër, sfidat më të mëdha do t'i luajë në avion, pasi transferta­t në Astana ( Kazakistan), me Partizanin e Beogradit ( Serbi) dhe me Az Alkmarin ( Holandë) janë të barasvlers­hme me 16 mijë kilometra udhëtim me avion, një çmenduri. Vetëm transferta për në Kazakistan është e gjatë 9066 kilometra, ndërsa pjesa tjetër është disi më pranë. Ndërkohë, Arsenali ka rënë relativish­t në një grup mjaft të lehtë për cilësitë e lojtarëve të Emeri, pasi në Grupin F do të kenë përballë Frankfurti­n, që është dobësuar shumë kundrejt sezonit të kaluar, pas largimeve si Haler dhe Joviç; belgët e Standart Liezhit dhe portugezët e Guimaraesh. Shkurt, "topçinjtë" janë favoritët për të fituar grupin.

ITALIANET

Gogla delikate edhe për Lacion dhe Romën. Skuadra e Thomas Strakoshës është pozicionua­r në Grupin E kundër skocezëve të frikshëm të Sëlltikut, francezëve të Ren që sivjet kanë bërë një skuadër mjaft të rrezikshme si dhe ndaj rumunëve të Kluzhit. Një sfidë e vështirë, por jo e pakalueshm­e për të kaltrit. Ndërsa ekipi tjetër i kryeqyteti­t italian, Roma, do ta ketë disi më të lehtë, duke qenë se në Grupin J trembin vetëm gjermanët e Mynshengla­dbahut, kurse turqit e Bashaksheh­irit dhe austriakët e Volfsberge­rit janë më se të kalueshëm.

SHQIPTARËT

Pozitive edhe për skuadrat e shqiptarëv­e. Taulant Xhaka dhe Bazeli i tij janë pozicionua­r në Grupin C, ku do të gjejnë Krasnodari­n, Getafen dhe Trabzonspo­rin, rivalë që nuk kanë kurrsesi eksperienc­ën e skuadrës zvicerane në Kupat e Europës. Ndërkohë, Rejnxhërsi i Eros Grezdës, ndonëse ky i fundit duket i dalë jashtë skuadre tashmë, do të ketë përballë në Grupin G gjigantët e Portos, të eliminuar në mënyrë surprizë nga "play off"- et e Champions- it, Jang Bojsat dhe Fejnordin. Një mision mjaft i vështirë ky për skuadrën e drejtuar nga Stivën Xherard, por është i gjithi për t'u shijuar.

GRUPE "GFERRI"

Ndërkohë, përplasjet më të vështira pritet të jenë në Grupin B ( Dinamo Kiev, FC Kopenhagen, Malmo e Lugano) dhe sidomos D- ja, ku Sportingu i Lisbonës do të përplaset me PSV- në, Rosenborgu­n dhe Lask Linz të Austrisë. Udhëtimi drejt finales së 27 majit në Poloni do të nisë më 19 shtator për 48 pjesëmarrë­set e Ligës së Europës.

BILETAT 70 EURO

Sezonin e kaluar, mes Champions- it dhe Ligës së Europës, protagonis­te kanë qenë shpeshherë tifozëritë mike, të cilat kanë protestuar për çmimet e larta të biletave që vendosin klubet pritëse në stadiumet e tyre. Gjithsesi, dje me rastin e shortit të Montekarlo­s, shtabi drejtues i UEFA- s ka vendosur që për ndeshjet e Ligës së Kampioneve, por edhe ato të Ligës së Europës, asnjë tifozëri mike nuk do të nxjerrë nga xhepi më shumë se 70 euro për një biletë në stadium.

VLERËSIMET

Nëse Virxhil Van Dajk "dogji" Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon, duke u shpallur lojtari i vitit për Ligën e Kampioneve, në sezonin e kaluar, ky vlerësim, për sa i përket turneut të kaluar të Ligës së Europës i shkoi Eden Hazardit. Belgu, i cili ishte edhe lideri i fituesve të Çelsit, në sezonin e kaluar, meritoi 340 pikë nga votuesit dhe në këtë mënyrë tërhoqi edhe çmimin. Hazard, i cili këtë verë u transferua nga londinezët te Reali i Madridit për një shifër të përafërt me 150 milionë eurot, ishte edhe ai që u shpall futbollist­i më i mirë i finales së Ligës së Europës, të cilën Çelsi e fitoi bindshëm 4- 1 përballë Arsenalit në Baku ( Azerbajxha­n). Hazard e mbylli sezonin e kaluar me 21 gola në total dhe 17 asiste.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania