Panorama (Albania)

Jonuz: Jemi të motivuar, e mundim Tiranën

-

Mirsad Jonuz do të përjetojë të parën "klasike" në futbollin shqiptar, e megjithatë ai saktëson se ua di vlerën ndeshjeve të tilla. Gjatë konferencë­s së dhënë për mediat, një ditë para përballjes me Tiranën, trajneri i Vllaznisë shfaqet optimist për marrjen e një rezultati pozitiv dhe jep lajmin e mirë për rikuperimi­n e Behar Ramadanit. Starti i mbarë i ka dhënë qetësi maqedonasi­t dhe shpreson që në pushimin e Kombëtares të shkojnë me 7 pikë. Nuk kishte si të mos fliste edhe për merkaton, ndërsa paralajmër­on se para mbylljes së "dritares" së transferim­eve do të vijë edhe Godfrei Ualusimbi.

Vllaznia- Tirana është "klasikja" e futbollit shqiptar. A keni ju informacio­n se si përjetohet kjo nga tifozët?

Unë kam luajtur shumë derbi si futbollist dhe kam drejtuar disa të tilla si trajner. E di rëndësinë e madhe që ka ky takim edhe për Vllazninë apo tifozët. Ka shumë rëndësi përfundimi i këtij dueli, ndërkohë shoh edhe impaktin që kanë mediat vizive apo gazetat për këtë ndeshje. Ky takim i vlen për mirë futbollit shqiptar dhe na motivon më shumë për t'u përgatitur maksimalis­ht. Dua të theksoj se futbollist­ët e mi do të jenë të gatshëm, pasi disa kanë luajtur dhe e kanë përvojën. Vetë situata, grumbullim­i i 4 pikëve, na jep të drejtë të jemi optimistë.

Në Shkodër kërkojnë fitoren. Ua premtoni shkodranëv­e këtë?

Të gjithë duan të gëzohen në fund të takimit. Do të ishte shumë bukur. Një zinxhir prej 3 ndeshjesh me 7 pikë do të ishte një start i shkëlqyer. Do të ketë mungesa apo rikthime në këtë takim? Skuadra është gati dhe e motivuar. Me përjashtim të Gligorovit, që është i dëmtuar, pjesa tjetër është OK. I gëzohem faktit se së bashku me ne do të jetë edhe Ramadani dhe Maranao ( Uenderson). Do të ketë minuta për Ramadanin? Kjo është me rëndësi për ne dhe ai do të ketë minutat e veta në këtë takim. Ka kaluar disa muaj i dëmtuar dhe tani është shumë mirë. Kjo është një mundësi e mirë për ne, pasi në mesfushë do të kemi mundësi të mira zgjedhjeje.

A do të vijë mbrojtësi afrikan që premtuat në merkato dhe a keni menduar ndonjë surprizë të fundit?

Çdo gjë është drejt finalizimi­t dhe ai do të jetë pjesë e Vllaznisë, para se të mbyllet zyrtarisht merkatoja. Procedurat janë në fund.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania