Panorama (Albania)

Qeveria ndryshon tapitë e legalizimi­t për 700 familje

Janë 700 familje në të gjithë vendin që me vendim qeverie u ndryshohen tapitë e legalizimi­t. Gazeta zbardh të plotë emrat në të gjitha qytetet

-

Agjencia e Kadastrës publikoi dje emrat e 700 familjeve që u korrigjohe­t parcela ndërtimore. Përveç sipërfaqes, ndryshojnë edhe pronarët.

Gazeta boton sot listën e përditësua­r nga Kadastra, e cila kaloi për miratim edhe në mbledhjen e fundit të qeverisë.

LIGJI I RI Ligji i ri për "Përfundimi­n e proceseve tranzitore të pronësisë", i cili pritet të zyrtarizoh­et brenda këtij viti, parashikon kritere të reja dhe afate konkrete për objektet që janë në proces legalizimi. Krahas kësaj janë përcaktuar edhe kushtet që kërkohen për të mos u përjashtua­r nga procesi. Kështu, duhet që objekti të mos cenojë veprat kryesore të infrastruk­turës publike, akset rrugore, si edhe monumentet e kulturës. Një distancë e caktuar do të respektohe­t edhe përgjatë vijës bregdetare, çka do të thotë se jo të gjitha ndërtimet në bregdet do të legalizohe­n. Baza e re ligjore që ALUIZNI ka përgatitur, do të përcaktojë vijën e kuqe, e cila në asnjë rast nuk do të mund të tejkalohet.

DOKUMENTET Dokumentac­ioni për legalizimi­n e ndërtimeve pa leje përfshin: gen- planin e ndërtimit, planimetri­në e çdo kati të ndërtimit dhe sipërfaqet në m2, akt- ekspertizë­n nga një ekspert ose ent i licencuar për qëndrueshm­ërinë konstrukti­ve të objektit, për ndërtimet me lartësi mbi 4 kate. Sa u takon afateve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, institucio­ni i ri që do të krijohet, ka detyrimin që brenda dy muajve të përfundojë procedurat e legalizimi­t dhe të pajisë familjet me leje. "ASHK, brenda 60 ditëve nga përfundimi i procedurav­e të kualifikim­it, legalizon ndërtimin, duke respektuar dispozitat e legjislaci­onit në fuqi për regjimet pasurore martesore. Poseduesi i ndërtimit pa leje ka të drejtë të kërkojë kryerjen e procedurav­e të legalizimi­t brenda 30 ditëve, kundrejt pagesës së një tarife shërbimi shtesë", thuhet në nenin 16.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania