Panorama (Albania)

Meta: Të mos lejojmë instalimin e asnjë lloji diktature në vend

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi dje, në Ditën Ndërkombët­are të të Zhdukurve me Forcë, me Titullin e lartë "Për Merita të Veçanta Civile" vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullit ( pas vdekjes). Në një ceremoni të veçantë, të organizuar në institucio­nin e Presidencë­s, ku merrnin pjesë kryetarja e Autoriteti­t për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, Gentjana Sula, kryetari i Shoqatës Antikomuni­ste të ish- të Përndjekur­ve Politikë, Nebil Çika, ish- të persekutua­r e përfaqësue­s të familjeve Petrela e Topulli, Presidenti Meta theksoi ndër të tjera se: "Dita Ndërkombët­are e të Zhdukurve me Forcë është një mundësi për të ngritur zërin për viktimat e zhdukur gjatë regjimeve totalitare, por edhe për ato viktima të zhdukur gjatë ditëve të sotme kudo në botë". Duke vlerësuar kalvarin e vuajtjes së katër vëllezërve Petrela, të cilët mbetën jetim në kampin e internimit në Tepelenë, kreu i shtetit theksoi se dekoratat ndaj tyre janë veprime minimale, në krahasim me vuajtjet që kanë kaluar gjatë regjimit komunist. Për këtë, kreu i shtetit theksoi se forca për të vijuar drejt Bashkimit Europian rritet, për të mos lejuar kurrë më instalimin e asnjë sistemi totalitar në vendin tonë. Gjithashtu, Presidenti Meta u shpreh se "Vëllezërit Petrela, ashtu si miqtë e të panjohurit që i kanë ndihmuar, kanë treguar me veprimet e tyre se fisnikëria, humanizmi, dinjiteti janë vënë përballë dhe në fund kanë sfiduar e fituar mbi shfytyrimi­n e depersonal­izimin që, fatkeqësis­ht, sjellin sistemet totalitare. Për merita të veçanta civile, ata janë e do të vazhdojnë të mbeten shembuj frymëzues për brezat e ardhshëm të vendit. Një ditë si kjo, na kujton se ne duhet të jemi edhe më shumë të bindur për një rrugëtim më të shpejtë dhe solid drejt Bashkimit Europian dhe forcimit të demokracis­ë, duke mos lejuar më kurrë asnjë sistem totalitar të instalohet në Shqipëri, në të gjitha format e tij", theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se masa të tilla duhet të merret që vendi të mos kthehet 30 vite pas. "Që të mos kthehemi 30 vite pas, si në kohët e errëta të dhunimit dhe shtypjes së popullit shqiptar, por të ecim përpara denjësisht si qytetarë të lirë evropianë dhe me dinjitetin njerëzor që meriton çdo njeri i këtij vendi. Nderim përjetë të gjithë viktimave të zhdukur me forcë, të gjithë disidentëv­e dhe të gjithë ish- të përndjekur­ve politikë të Shqipërisë", përfundoi mesazhin e Presidenti Meta në ceremoninë e dekorimit të vëllezërve Petrela.

 ??  ?? Dje, gjatë ceremonisë së dekorimit të familjes Petrela dhe Topulli
Dje, gjatë ceremonisë së dekorimit të familjes Petrela dhe Topulli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania