Panorama (Albania)

Tirana- Vllaznia, Lika: Triumfojnë shkodranët

"Kanë buxhet më të lartë, ' klasikja' ka më vlerë se derbi"

-

Vllaznia do të sfidojë sot në mitikun "Loro Boriçi" Tiranën dhe rikthimi i kësaj sfide pritet me emocione, sidomos prej Gilman Likës.

Dhe kjo është e kuptueshme, pasi gjatë karrierës së tij jo vetëm ka mbrojtur ngjyrat e Tiranës, por ka fituar trofe dhe ka mbajtur shiritin e kapitenit. Gjatë konferencë­s së dhënë para mediave, mesfushori komentoi edhe një herë vendimin e dy viteve më parë, kur refuzoi që të luante kundër kuqebluve, në një ndeshje që vuloste mbijetesën. Tashmë që është vetëm starti i sezonit, ai nuk dëshiron që të bëjë premtime të mëdha, por qartazi e thotë: "Duhet të luajmë për tifozët".

Gilmani, e keni përjetuar "klasiken" në të dyja krahët...

Është kënaqësi e veçantë edhe për vetë mënyrën se si organizohe­t kjo ndeshje. Ka vlerë më të madhe se një derbi. Jo çdo ndeshje luhet njëlloj. Për mua është një "klasike". Ka më shumë vlerë sesa aq.

Në ndeshjen e fundit që është luajtur në elitë, refuzuat që të ishit në fushë kundër Vllaznisë. Çfarë kujtoni nga ajo histori?

Këtë e kam sqaruar edhe më parë. Unë kam luajtur kundër Vllaznisë dhe madje kam shënuar edhe gol. Megjithatë, ajo ishte një ndeshje delikate dhe e shihja të pamundur të luaja në atë takim. Por, tani është tjetër gjë dhe jemi vetëm në fillimin e kampionati­t.

Keni shumë miq te Tirana. A i keni ngacmuar me ndonjë SMS?

E vërtetë. Kam shumë miq te Tirana, por kam bindjen se edhe ata janë përqendrua­r te ndeshja. Ne të gjithë do të japim maksimumin për ta fituar këtë takim.

Keni një premtim për tifozët?

Unë dua t'u them tifozëve që ne do të luajmë për ta. Po ia lejoj vetes të flas në emër të çunave: Do ta luajmë këtë ndeshje për tifozët.

Është shtuar konkurrenc­a në mesin e fushës. A e ka rritur kjo gjë cilësinë?

Sa më shumë lojtarë cilësore të ketë, aq më mirë është. Kampionati është shumë i gjatë. Nëse ka dëmtime, duhet të kemi lojtarë cilësorë, që i shërbejnë skuadrës dhe nuk lejojnë të ndihen mungesat.

Tirana apo Vllaznia, cila është më e kompletuar në aspektin sportiv?

Tirana ka një buxhet më të madh sesa ne. Nga ana cilësore, ka bërë një merkato më të mirë. Ka kapacitet lojtarësh shumë më të madh sesa ne. Por, ne jemi të motivuar. Luajmë në shtëpinë tonë dhe duhet të bëjmë maksimumin për ta fituar ndeshjen. Ata kanë lojtarë cilësorë, por edhe neve nuk na mungojnë lojtarë të tillë. Kjo është një "klasike" dhe ne jemi më të motivuar.

Mendoni se do ta ndjekin shumë tifozë këtë takim apo

do të konsideroh­et si një ndeshje normale prej tyre?

Numri i tyre duhet të jetë i madh, që edhe mbështetja ndaj nesh të jetë e madhe. Besojmë t'ua shpërblejm­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania