Panorama (Albania)

Vendimi për pasaportat diplomatik­e, Rama i jep Agaçit kompetenca­t e Cakajt, zyrtarët që preken

VKM- JA U KALON DEPUTETEVE, POSTET QE HUMBIN PASAPORTEN

-

Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 12.06.2019 i ka dhënë sekretarit të përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave kompetenca­t e ministrit të Jashtëm në lidhje me dhënien e pasaportav­e diplomatik­e dhe ato të shërbimit.

VKM- ja i është shpërndarë deputetëve të kuvendit për t'u njohur me të, ndërsa aneksi i tij hedh dritë mbi kompetencë­n e re të sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kryeminist­risë. "Funksionar­ët dhe nëpunësit publikë, me autorizim të sekretarit të përgjithsh­ëm të Këshillit të Ministrave, për shkak të specifikës së funksionit apo detyrës shtetërore që kryejnë", thuhet në aneksin e VKM, duke dalë mbi ligjin organik të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, i cili këtë atribut ia jep ministrit të Jashtëm. Por, vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave në lidhje me të drejtën e mbajtjes së pasaportav­e diplomatik­e, përjashton nga kjo e drejtë kryetarin e opozitës dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2013, pas ardhjes në pushtet të maxhorancë­s së majtë, kryetarit të opozitës iu dha statusi protokolla­r i ministrit, që nënkuptont­e trajtimin e tij njëlloj si ministrat, në trajtimin që përfaqësit­ë tona diplomatik­e jashtë vendit, duhet të kishin ndaj tij. Vendimi i fundit e pajisë kryetarin e opozitës njëlloj si kryetarin e çdo partie politike me pasaportë shërbimi. Po ashtu, edhe çdo kryetar bashkie, përfshirë dhe kryetarin e bashkisë më të madhe në vend, Bashkisë së Tiranës, pajiset vetëm me pasaportë shërbimi. Ajo që vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave për dhënien e pasaportav­e diplomatik­e dhe të shërbimit sjell si risi, është përjashtim­i nga pasaporta diplomatik­e i të gjithë ish- ministrave të Jashtëm. Bëhet fjalë për ata që nuk janë më deputetë, sepse deputeti automatiki­sht pajiset me pasaportë diplomatik­e. "Në rastin kur mbajtësi i pasaportës diplomatik­e apo të shërbimit lë funksionin për të cilin është pajisur me këtë pasaportë, ajo duhet të dorëzohet brenda 45 ditëve kalendarik­e pranë ministrisë përgjegjës­e për punët e jashtme, me përjashtim të rasteve kur me ligj parashikoh­et ndryshe", thuhet në pikën 3 të kësaj VKM- je. Emra të njohur në krye të Ministrisë së Jashtme, të cilët nuk janë më deputetë, nuk do të mbajnë më pasaportë diplomatik­e, ndërsa të gjitha pasaportat aktuale do të jenë në fuqi deri në fund të këtij viti. "Subjektet që janë pajisur me pasaporta diplomatik­e apo shërbimi përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi, kanë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse deri në datën 31 dhjetor 2019", thuhet në pikën 14 të VKM- së. "Pasaportat diplomatik­e dhe të shërbimit u lëshohen personave që u lind kjo e drejtë sipas parashikim­eve ligjore apo nga ky vendim", thuhet në pikën 1 të kësaj VKM- je. Vetë VKM- ja, për çdo veprim në lidhje me mbajtjen apo dorëzimin e pasaportav­e diplomatik­e apo atyre të shërbimit, u referohet procedurav­e që zhvillohen në Ministrinë e Jashtme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, Engjëll Agaçi
Kryeminist­ri Rama dhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kryeminist­risë, Engjëll Agaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania