Panorama (Albania)

Vera e Edi Ramës dhe vjeshta e Lulzim Bashës

- AGRON GJEKMARKAJ

Pasnjë vere të nxehtë, me temperatur­a, ngjarje dhe pak njerëz, po troket plot...

kuriozitet vjeshta e sfondeve të hirta. Korrik- gushti qenë aleatët më të mirë të Kryeminist­rit. Në mes të këtij boshllëku, Edi Rama tentoi të prishë Teatrin Kombëtar, po ashtu ngriti një monument për shahitët e Erdoganit si shenjë vasaliteti e halli. Zemërimi popullor i ka thyer një cep. Avokat Ngjela fton mirditorët ta zgjidhin ketë punë, por ja që ministri Sandër prej Mirdite ka dërguar zaptijet për të mbrojtur muranën e Edit dhe Taipit. Karriera të bëka synet edhe kur s’e ke zakon. Grabitjet publike për klientët, të njohura me emrin PPP ( partnerite­t publik privat, u bënë me vendim Parlamenti, duke shpërndarë bashkëfajë­sinë.

Qytetet u zbrazën si në kohë murtaje. Gjindja mësyu detin, të tjerë ikën për fare nga Shqipëria, e cila çdo ditë lajmëron për atentate mafioze ku jeta e një pule është më e shtrenjtë se e njeriut. Spitalet e urgjencat shndërrohe­n në arenë përleshjes­h me armë nga kriminelë që ndjekin viktimat e tyre. Aksidente të pafundme në rrugë e shndërrojn­ë vdekjen në lajm të përditshëm. Net pushtetarë­sh në hotele si në përrallat e një mije e një netëve trazojnë fantazinë, por më shumë zemërimin. Në këtë kremtim të përzhitshi­m u përvijua ditë pas dite gostia e marrjes së bashkive me një rit të paharruesh­ëm. Kryebashki­akë të tillë, për mungesë gare dhe votimesh moniste, pasi betoheshin bodrumeve në periferi në buzëmbrëmj­e, i prinin një urdie me sharra hekuri, dalta, çekiçë e qyski nën shoqërinë e Policisë së Shtetit dhe rehatohesh­in ndër zyra si partizani Meke në shtratin e Perandorit. Damari i gëzimit u rrinte mbi ballë si karabush misri. Tenderët që i presin, nderet që do bëjnë, dollitë që i presin, ngjallin një të dëlirë emocion. Njëri ishte aq i përhumbur lumturie sa ecte bregut të detit me kanotiere, brekë të bardha e këpucë me majë.

Dy prej tyre mbetën në rrjetën e ligjit të dekriminal­izimit si sintezë e marrëdhëni­es që ka me atë botë Ati i “Rilindjes”! Në PS nuk bëzan askush dhe anatemohet i vetmi zë që pyet me përvujtni socialistë­sh: a mos gabuam?, a mos duhet të lypim ndjesë?, a mos ne të “Rilindjes” nuk kemi fuqi të heqim qafe kularin e krimit, i cili na ka kërrusur e nxirë? Jo! Heshtje! Bijtë e shqipes nuk e duan për princip “Sokratin e vuajtur” me petka të vjetra, duke anuar nxitimthi nga “derri i kënaqur”, veshur firmato. Ata nuk kanë frikë se Edi Rama i pushkaton apo internon porse ju heq privilegje­t, të cilat u ofron karriera nën hyqmin e tij! Në vendin tonë ka garë shoqërore për t’i pasur ato privilegje. Ky fakt të rrënon optimizmin se do të sakrifikoh­et interesi i padrejtë në emër të një parimi. Për sa kohë kjo kryengritj­e etike nuk ndodh, asgjë e mirë nuk duket në horizont. Virusi ka hyrë thellë. Shqipëria është shndërruar në laborator depresioni, propagande dhe hajdutnie. Sistemi politik është gjymtuar nga detyrimi i opozitës për të dalë prej tij. “Opozita e re” është e para që mbron ministrat për gjumin e tyre 700- 900 euro nata, Kryeminist­ri vran e kthjell. Ai zotëron një pushtet absolut mbi një vend në letargji. Sytë tanimë janë nga opozita. Çfarë do të bëjë ajo? Ndonëse i bëri një shërbim të madh vendit që nuk i çoi shqiptarët drejt një konflikti civil, i duhet të mbushë zbrazëtinë që la te shumëkush rrëmbimi i 30 qershorit. Por më shumë se kaq duhet të ezaurojë nevojën kundër absolutizm­it despotik. “Bild” pritet të vazhdojë me sagën e përgjimeve, të cilat certifikoj­në vjedhjen e zgjedhjeve. Populli opozitar gjendet në piken e vlimit. por ai e ka jetike të shtojë radhët e veta. Kjo Vjeshtë është një tjetër provë për opozitën, e cila për reputacion­in e saj duhet t’i propozojë shoqërisë objektiva të realizuesh­me pa ngutin që nesër në protestën e radhës e rrëzojmë Ramën. Masiviteti dhe qëndrueshm­ëria duhet të zëvendësoj­në fishekzjar­rët.

Lulzim Basha është në momentin për të propozuar paktin e tij të madh si shansin e vetëm kundër krimit, atë të ndryshimev­e kushtetues­e, atë për ekonominë, arsimin, mjekësinë, administra­tën publike dhe mbi të gjitha ndryshimin e PD- së nga forcë opozite në forcë pushteti. Gjërat serioze duhen thënë me njerëz seriozë, përndryshe rrëshqasim në komedi. Shtatori trokiti, nëse Opozita dhe shefi i saj nuk prodhojnë ide tërheqëse të argumentua­ra nga persona bindës, jo vetëm vjeshta, por edhe pranvera do jetë një stinë vazhdimësi­e për Edi Ramën. Si mërzi do konturohet ajo për ata që presin që ai të këputet si fik pucalec e të bjerë nga dega. Trungu duhet shkundur në shumë drejtime e forma. Shoqëria duhet ta ndiejë përpjekjen dhe të besojë se bëhet për të dhe me përfaqësue­sit e saj që nuk i cakton një person i vetëm. Basha duhet të ndryshojë mentalitet­in e këtyre 6 viteve në PD, nëse do të marrë shansin për të ndryshuar Shqipërinë nesër. Numërimi mbrapsht ka filluar!

Trungu duhet shkundur në shumë drejtime e forma. Shoqëria duhet ta ndiejë përpjekjen dhe të besojë se bëhet për të dhe me përfaqësue­sit e saj që nuk i cakton një person i vetëm. Basha duhet të ndryshojë mentalitet­in e këtyre 6 viteve në PD, nëse do të marrë shansin për të ndryshuar Shqipërinë nesër. Numërimi mbrapsht ka filluar!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania