Panorama (Albania)

Universite­tet, si të siguroni një vend në raundin e parë

U- Albania, çelësi për të rezultuar fitues në shtatë fazat

- BESARTA BASHA

Dita e parë e regjistrim­eve në universite­te i gjen të rinjtë përpara dilemash.

Ekselentët që kanë fituar deri në dhjetë degë, po bëjnë konsultime­t e fundit mbi drejtimin që do të marrin në jetë, ndërsa të tjerë nxënës, gjithashtu shumë të mirë, gjenden mes hamendësim­eve nëse me pikët që kanë dhe rendin në klasifikim a fitojnë dot degën e preferuar deri në fund të këtij raundi regjistrim­esh. Më me fat janë ata që duken afër fitores dhe që me padurim presin kalimin e 48 orëve në vijim për të parë nëse dega e preferuar do të ngjyroset me të gjelbër. Në ndihmë të tyre, por dhe të rinjve që iu duhet të presin më gjatë, rrjeti akademik shqiptar që menaxhon portalin u- albania, ka hartuar një manual udhëzues. KËNDI I MATURANTIT

Me këtë emër logohet në këndin personal të çdo kandidati, përmes së cilës çdokush monitoron vijimësinë e garës për të siguruar një vend në universite­t. Që kjo të rezultojë e suksesshme, aplikanti duhet të dijë ta menaxhojë atë, duke njohur më parë "kodet" e portalit. E gjelbra nënkupton që ai e ka fituar një degë dhe në rast se regjistroh­et do të qëndrojë e tillë deri në fund të garës, ndërkohë që me ngjyrë gri do t'i shfaqen të gjithë të tjerat ku nuk do të mund të regjistroh­et dot nëse i refuzon fillimisht. Ngjyra e verdhë është sinjali pozitiv dhe i shumëpritu­r për çdokënd, pasi sinjalizon se në 48- orëshin e fazës së ardhshme, ka mundësinë të regjistroh­et, ndërsa ngjyra e kuqe, ashtu si në semaforin e këmbësorëv­e, nënkupton një JO. Përveç domethënie­s, kandidati, përpara se të veprojë, duhet të dijë edhe ca rregulla. Nëse zgjedh të presë për të fituar një degë tjetër, e humbet të drejtën e regjistrim­it te dega që aktualisht mund ta ketë shënjuar me të gjelbër ( dhe që në fazën tjetër shënjohet me gri). Ndaj, ekspertët e RASH këshillojn­ë të shihni me kujdes dy kolonat e fundit të tabelës së preferenca­ve, të cilat përditësoh­en vazhdimish­t. "Kuotat e lira në fazën e ardhshme" tregojnë vendet që lirohen në atë degë, ndërsa "klasifikim­i në fazën e ardhshme" tregon renditjen në klasifikim. "Në këtë rast, këshillojm­ë të monitoroni dy kolonat e fundit për secilën degë, në mënyrë që të shikoni se ku keni mundësinë të shpalleni fitues gjatë nënfazave vijuese. Nëse në një degë jeni pranë limitit të kuotave dhe ka pasur fitues që nuk janë regjistrua­r në atë program studimi, ajo degë do t'ju shfaqet me të verdhë", thonë ekspertët e RASH. Për ata që nuk gjejnë vend në universite­t në shtatë fazat e këtij raundi, janë edhe dy raunde të tjera që do të zhvillohen përgjatë dy muajve në vijim dhe që synojnë ezaurimin e kuotave në universite­tet publike dhe ato private.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania