Panorama (Albania)

Si ta lexojmë emërimin Palmer si i dërguar i DASH për Ballkanin Perëndimor

- LAVDRIM LITA

MikePompeo, njeriu i dytë më i fuqishëm në SHBA, ish- drejtor i CIA- s...

sot Sekretar i Departamen­tit Amerikan që merret me politikën e jashtme, ka ndryshuar kursin “Obama” në Europë e posaçërish­t në Ballkanin Perëndimor. Zhvendosja e vëmendjes amerikane drejt Azisë dhe ulja e interesit për Europën Juglindore u interpretu­a shpejt nga Moska zyrtare, që projektoi direkt hijen e saj të ndikimit në disa nivele: ushtarake, kibernetik­e dhe diplomatik­e.

Ndërkohë, largimi i parakohshë­m i diplomatit të talentuar Wess Michell nga zyra e Europës në DASH ishte një boshllëk shumë i madh për politikën e jashtme të SHBA dhe që sekretari Pompeo medoemos do ta mbushte hapësirën me një diplomat karriere si Metju Palmer, njohës shumë i mirë i Ballkanin Perëndimor.

Zgjedhja e Palmer si i dërguar i posaçëm i DASH në Ballkanin Perëndimor vjen si balancë edhe për zgjedhjen e Putinit të ambasadori­t rus në Beograd, Bocan Kharchenco, i cili më parë ka qenë ambasador në Bosnje Hercegovin­ë dhe mbiquhet në Serbi si “specialist­i rus” për Kosovën. Ndonëse nuk kuptohet sa qëndron kjo nofkë.

Interesat e SHBA në Europë dhe në rajonin tonë nuk kanë ndryshuar, po ashtu aleancat janë të njëjta, ndonëse sot ka një preference greke, më shumë sesa turke, për t’u lejuar si veprime të pranuara.

Dialogu Kosovë- Serbi, me praninë e z. Palmer si garanci, është edhe ajo që ka kërkuar lidership shqiptar në Kosovë, edhe pse shkëmbimi i territorev­e mbetet një tezë e papranuesh­me për Gjermaninë dhe Britanikët.

Sa për Shqipërinë, z. Palmer e ka thënë të qartë opinionin e tij te VOA: mospërzier­je në çështje të brendshme si arbitër dhe se SHBA nuk mbështet Kryeminist­rin Rama, por Shqipërinë. Z Palmer, si të gjithë diplomatët e tjerë perëndimor­ë që kanë pasur në dorë dosjen e Shqipërisë gjatë së ashtuquajt­urës “Reformë në Drejtësi”, nuk pritet të ndryshojnë narrativën në minutat e fundit sepse miliona dollarë janë lëvruar dhe askush nuk do të marrë meritat e një reforme të pakallur.

 ??  ?? Matthew Palmer
Matthew Palmer

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania