Panorama (Albania)

Shisnin kokainë, arrestohet pronari dhe administra­tori i lokalit në Bllok

Përdornin punonjësit për të folur me klientët që u shisnin drogë. Kamerieri hodhi shkrepësen me kokainë gjatë kontrollit të Policisë

- ETLEVA DELIA

Pronari dhe administra­tori i një lokali të njohur në zonën e ish- Bllokut janë arrestuar nga forcat e Antidrogës së Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se u shisnin kokainë klientëve.

Bashkë me ta janë vënë në pranga një nga kamerierët e lokalit, si dhe një klient. Ndërsa disa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Biznesmeni 38- vjeçar, Orial Peçi, rezulton të jetë arrestuar edhe në prill të vitit 2018, po për të njëjtën akuzë. Në lokalin e tij, që vitin e kaluar kishte një tjetër emër, ai u prangos për shpërndarj­e kokaine. Edhe mbrëmjen e së shtunës, Peçi u arrestua pasi gjatë një kontrolli të brendshëm dhe të jashtëm nga forcat e Policisë, u gjetën disa doza kokainë. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se pronari i lokalit, në bashkëpuni­m edhe me administra­torin, Arbër Alkurtaj, që po ashtu u arrestua, përdornin kamerierët dhe banakierët për t'u shitur lëndë narkotike të llojit kokainë, klientëve të ndryshëm. Gjatë operacioni­t të koduar "Blloku", Policia bëri të mundur arrestimin e 4 personave të dyshuar për këtë veprimtari të jashtëligj­shme.

OPERACIONI Seksioni i Narkotikëv­e në Policinë e Tiranës, pas një pune hetimore, në kuadër të procedimit penal të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Tiranës, finalizoi me sukses operacioni­n policor "Blloku", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 4 persona. Sipas Policisë, të arrestuari­t janë: Orial Peçi, 38 vjeç, për kryerjen e veprave penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e" kryer në bashkëpuni­m ( pronar i lokal ndodhur në zonën e ishBllokut); Arbër Alkurtaj, 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e" kryer në bashkëpuni­m ( administra­tor i lokalit); A. Ll., 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e" ( kamerier i lokalit); E. H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" ( klient i lokalit). Policia tha gjithashtu se janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikev­e" dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje e armëve shpërthyes­e dhe e municionit". SHITJA E KOKAINËS Specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e kishin marrë informacio­n se pronari i një lokali në zonën e ishBllokut, shtetasi Orial Peçi, ushtronte aktiviteti­n e shitjes së lëndës narkotike kokainë në doza të vogla klientëve të tij. Për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal, përdorte kamerierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpasher­shëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy. Pas dokumentim­it të këtij aktiviteti kriminal, nga Gjykata e Tiranës është siguruar lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm, u bë kapja në flagrancë e shtetasve të lartpërmen­dur duke tregtuar lëndë narkotike kokainë. Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut, janë konstatuar mbetje lëndë pluhuri të bardhë e dyshuar kokainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës narkotike. Në momentin e kontrollit nga Policia, kamerieri i lokalit, shtetasi A. Ll., ka hedhur në tokë një kuti shkrepësej­e me katër doza kokainë. Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese, brenda së cilës ndodhej një leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H. dhe një thikë me palosje, e cila ishte hedhur në dysheme nga ky shtetas. Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestrua­r edhe 9 fishekë luftarakë.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë arrestimev­e
Gjatë arrestimev­e
 ??  ?? Kokaina e sekuestrua­r nga Policia
Kokaina e sekuestrua­r nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania