Panorama (Albania)

Sherri në lokalin në Levan, kapet autori që qëlloi brenda spitalit

Vetë i plagosuri është arrestuar po për vrasje të mbetur në tentativë, bashkë me djalin. Në pranga, edhe dy të tjerë

- FIER/ MAJLINDA RAMA

Një ditë pas ngjarjes tronditëse në Spitalin e Fierit, situata duket më e qetë ndërsa paniku vijon të jetë prezent, sidomos te pacientët që e përjetuan nga afër sherrin me pesë të plagosur. Shkak u bë një konflikt mes dy familjesh në Levan me mbiemër Zhapaj dhe Braçe.

Përplasja mes tyre nisi në një lokal për shkaqe banale. Fakti që banorët e fshatit jetojnë fare pranë njëri- tjetrit ka bërë që sapo të nisë sherri, t’u bashkohesh­in duke u ndarë kështu në dy fise, Zhapaj dhe Braçe. Ky sherr mes familjeve që përfundoi me plagosjen e 5 personave, duket se ka pasur më shumë motive krahinore, pasi një nga familjet është me origjinë nga Vlora. Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar, babë e bir, Aleksandër dhe Aldo Zhapaj, si dhe një i afërm i tyre nga Vlora. Ndërsa nga pala tjetër është arrestuar autori që qëlloi me armë në spital mbi 51- vjeçarin Zhapaj si dhe një i afërm i tij.

Dy prej personave të plagosur kanë marrë plagë me mjete prerëse, dy me sende të forta dhe njëri nga përdorimi i armëve të zjarrit. Fillimisht, në konfliktin e ndodhur në fshatin Levan mbetën të plagosur Gentian Zhapaj dhe Aldo Zhapaj, të cilët janë djem xhaxhallar­ësh me njëri- tjetrin. Të dy janë plagosur me mjete të forta, dyshohet të jetë përdorur levë hekuri për goditjen e tyre. Kushërinjt­ë janë ende në kirurgji për shkak të plagëve të rënda që kanë marrë. Po ashtu, dy të plagosurit e tjerë që janë të afërm të familjes Braçe, janë Erlind Muçaj dhe Klajdi Lamaj. Ata kanë marrë plagë me mjete prerëse. Sapo kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit, njëri prej fisit Braçe, shtetasi D. Braçe, i ka marrë armën nga brezi një efektivi policie dhe ka qëlluar mbi Aleksandër Zhapajn duke e lënë të plagosur. Ky i fundit është babai i Gentian Zhapajt, i plagosur me sende të forta gjatë sherrit në lokalin në Levan. Aleksandër Zhapaj u qëllua sapo ka shkuar në ambientet e brendshme të spitalit, për të parë të birin që i ishte plagosur. Sipas Policisë, autori ka arritur të përfitojë nga pakujdesia e një prej efektivëve që ishte duke u dhënë ndihmë të plagosurve në momentin e mbërritjes në urgjencën e spitalit. Pas ngjarjes së rëndë që tronditi qytetin, Policia e Fierit në bashkëpuni­m edhe me FNSH, bëri të mundur rrethimin e ambienteve të spitalit. Pak minuta më vonë, ata kanë rrethuar gjithë qytetin ku kanë bërë të mundur edhe kapjen e autorit të plagosjes me armë zjarri, D. Braçe, ndërsa është arrestuar edhe B. Braçe, kushëri i tij. Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar po ashtu edhe i plagosuri Aleksandër Zhapaj, 51 vjeç, banues në Ferras, E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë si dhe Aldo Zhapaj, 22 vjeç, banues në Ferras, Fier. Të gjitha këta kanë qenë pjesë e sherrit në Levan, të ndarë në dy grupe, në mbështetje të dy familjeve kundërshta­re. “Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentim­in dhe vënien para përgjegjës­isë ligjore të personave përgjegjës për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Levan dhe më pas në urgjencën e Spitalit Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. B, 21 vjeç dhe G. B., 22 vjeç, të dy banues ne Levan, Fier, për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë”, “Goditje për shkak detyrës të punonjësit të rendit publik”. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu u bë arrestimi për veprat penale “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” , “Mbajtje pa leje e armëve të ftoha” i shtetasve: A. Zh., 51 vjeç, banues në Ferras, E. K., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe A. Zh., 22 vjeç, banues në Ferras, Fier”, bën të ditur Policia. Mësohet se janë sekuestrua­r si provë një arme gjahu, dy mjete prerëse dhe tri automjete.

 ??  ??
 ??  ?? Dje, pas të shtënave në Spitalin e Fierit
Dje, pas të shtënave në Spitalin e Fierit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania