Panorama (Albania)

Vokshi: U rrit çmimi i ujit, por jo furnizimi

"UKT shpenzoi 20 mln euro për luksin e zyrtarëve dhe udhëtimet"

-

Partia Demokratik­e akuzoi kryebashki­akun e Tiranës, Erion Veliaj, se ka lënë pa ujë të pijshëm 80% të kryeqyteti­t. Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, ish- deputetja e PD- së, Albana Vokshi, u shpreh se bazuar në denoncimet e mbërritura në selinë blu, probleme nuk kanë pasur vetëm në zonat periferike, por edhe në qendër të Tiranës. "Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës. Denoncimet vijnë jo vetëm nga Yzberishti, Astiri, ' Ali Demi', Lapraka, Uzina e Autotrakto­rëve, por edhe nga rruga ' Sami Frashëri', zona e ' Myslym Shyrit', zona e Bllokut etj.", u shpreh Vokshi. Sipas ish- deputetes demokrate, bazuar në ankesat e qytetarëve, në dhjetëra lagje, uji mungon prej javësh, ndërsa në disa të tjera vjen vetëm 4 orë në ditë. Ish- deputetja Albana Vokshi u shpreh se ndonëse tarifa për ujin e pijshëm u rrit në vitin 2016, të ardhurat që janë arkëtuar në buxhetin e UKT- së nuk janë përdorur për investime strategjik­e për të shtuar orët e furnizimit me ujë të pijshëm, por ato janë shpërndarë për tendera për oligarkët e Kryeminist­rit Rama dhe kryebashki­akut Erion Veliaj. "Që nga gushti 2015, UKT ka zhvilluar 374 tendera, vlera totale e prokuruar është 68 mln euro ( muajt para votimeve moniste të 30 qershorit shënojnë bumin e tenderimev­e). 100 tendera ( 27%) pa garë ose me negocim pa shpallje. Nëse do të zbatohej ligji dhe do të fitonte oferta më e ulët, vlera që do të kursehej është: 3,6 mln euro ( 5,3 % e vlerës totale të prokuruar). 88 tendera ( 23,5%) ose më shumë se 20 mln euro kanë shkuar për shpenzime luksi të zyrtarëve/ shpërdorim­e ( 29,2 % e vlerës totale të prokuruar). Midis shpenzimev­e gjen edhe 14 mijë euro bileta dhe hotele në Miami, apo 7500 euro për një udhëtim në Kinë", vijoi më tej Vokshi. Ndërkohë, në një reagim për gazetën "Panorama", UKT mohon akuzat e PD- së dhe sqaron se sipas tyre, "Zona e vetme që ka shfaqur probleme të izoluara në disa komplekse pallatesh është Yzberishti dhe Astiri, zona që janë dhjetëfish­uar në popullsi, ndërkohë investimet nga komuna Kashar kanë qenë pothuaj inekzisten­te".

 ??  ?? Qytetarët duke mbushur ujë me bote
Qytetarët duke mbushur ujë me bote

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania