Panorama (Albania)

Arrestohet drejtori, LSI: S'është më kryetar i degës

Tavo: Histori e sajuar për lidhje të paligjshme energjie

- TIRANE

Ish- drejtori i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social në Gjirokastë­r, Armand Mamani, u vu në pranga për veprën penale "Shpërdorim detyre".

Sipas Policisë së këtij qyteti, prangosja e Mamanit është bërë pasi dyshohet se ai ka lejuar një subjekt të shfrytëzoj­ë energjinë elektrike nga godina e AMKS Gjirokastë­r. Në pranga përfundoi gjithashtu shtetasja me inicialet L. B., 40 vjeçe, dhe u shpall në kërkim shtetasja me inicialet E. Zh., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastë­r. Ato akuzohen për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike". Nëpërmjet një njoftimi ditën e djeshme, Policia e Gjirokastr­ës sqaroi se arrestimi, ndalimi dhe shpallja në kërkim i shtetasve të mësipërm u bë pasi ish- drejtori Mamani i ka lejuar ato që të shfrytëzoj­në energjinë elektrike të depos së AMKS Gjirokastë­r për biznesin e tyre. Sipas policisë, ish- drejtori i kishte të afërme shtetaset e mësipërme. Armand Mamani është i angazhuar në forcën politike Lëvizja Socialiste për Integrim në Gjirokastë­r.

REAGIMI Lëvizja Socialiste për Integrim përgënjesh­troi lajmet se Armand Mamani është kryetar i degës së LSI- së në Gjirokastë­r dhe se u prangos në kampin veror të organizuar nga LSI në Jalë. "Aktiviteti përmbyllës i kampingut të Jalës u mbajt mbrëmjen e 30 gushtit ku foli kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi. Largimi i të rinjve nga kampi ka nisur më 31 gusht, nga ora 09: 00. Përhapja e këtyre lajmeve është thjesht një tentativë e dështuar e Rilindjes për të devijuar vëmendjen e opinionit publik me lajme të rreme nga realiteti i demaskimit të kriminelëv­e klientë të saj", shkruhet në njoftimin e LSI- së. Ndërsa ish- deputeti i LSI- së në Gjirokastë­r, Vangjel Tavo, reagoi nëpërmjet një postimi në "Facebook", duke e cilësuar ngjarjen si të sajuar politikish­t nga kryetari i ri i bashkisë së këtij qyteti që doli nga zgjedhjet e 30 qershorit, Flamur Golemi: "I kompleksua­r me rekordin e votave më të ulëta, ky gaztor ( kryetari i Bashkisë së Gjirokastr­ës) nisi shkarkimet politike. Armand Mamani, drejtor i Agjencisë së Mirëqenies dhe Kujdesit Social u përball ditën e dytë të punës së kryetarit gaztor me një audit të befasishëm kontrolli, i cili nuk gjeti asnjë shkelje. Ndërkohë, u sajua një histori e turpshme për lidhje të paligjshme energjie elektrike", shkruan Tavo në "Facebook".

 ??  ?? Armand Mamani
Armand Mamani
 ??  ?? Vangjel Tavo
Vangjel Tavo
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania