Panorama (Albania)

Xhafaj: Palmer, kontribut për Reformën në Drejtësi

“Lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin”

- Fatmir Xhafaj Matthew Palmer

Ish- ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, uroi Matthew Palmer në detyrën e re, duke u shprehur optimist se ish- zv/ ndihmës Sekretari amerikan do të kontribuoj­ë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi. Zyrtari i Lartë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, ka marrë një detyrë të rëndësishm­e, teksa do të jetë Përfaqësue­si i Posaçëm i SHBA- ve për Ballkanin Perëndimor. Xhafaj, shprehet optimist se ish- zv/ ndihmës Sekretari amerikan do të kontribuoj­ë shumë në instalimin e Reformës në Drejtësi, intensifik­imin e luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar në Shqipëri. “Caktimi i Matthew Palmer si Përfaqësue­s i Posaçëm për BP është një lajm shumë i mirë jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin, për forcimin e bashkëpuni­mit, dialogut dhe sigurisë rajonale. Faleminder­it Departamen­tit të shtetit për rritjen e vëmendjes për rajonin dhe për Shqipërinë në këto momente kritike”, shkruan Xhafaj në një status të tij në “Twitter”. Ish- drejtuesi i Reformës në Drejtësi, Xhafaj shprehet i bindur se prezenca e Palmer në Ballkan do të konsolidoj­ë shtetin e së drejtës. “I bindur se kontributi i z. Palmer në Shqipëri do të vijë duke u forcuar veçanërish­t për konsolidim­in e shtetit të së drejtës dhe Reformës në Drejtësi, luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Ka qenë kënaqësi e veçantë të ndaj me të shqetësimi­n për këto tema gjatë vizitës sime në Washington, në mars 2018 dhe të shoh tek ai interesimi­n dhe kujdesin e veçantë për integrimin e shpejtë në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Suksese z. Palmer në këtë mision shprese për rajonin, për vendin tim”, shkruan Xhafaj në rrjetet sociale. Dy ditë më parë, Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, ka emëruar zëvendësnd­ihmës Sekretarin, Matthew Palmer, si përfaqësue­sin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. “Në këtë rol, tha Departamen­ti i Shtetit, zoti Palmer do të udhëheqë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes, stabilitet­it dhe begatisë në rajon dhe për t’u përqendrua­r në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në institucio­net perëndimor­e”. Në detyrën e zëvendësnd­ihmës Sekretarit të shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer ka shprehur që herët shqetësim për mungesën e Gjykatës Kushtetues­e dhe Gjykatës së Lartë në Shqipëri. “Ajo që na shqetëson është se nuk ka Gjykatë të Lartë. Ne do të dëshironim që Gjykata të konstituoh­ej. Mendojmë se është shumë e rëndësishm­e që çdo sistem të ketë kontrollet dhe ekuilibrat e duhur, në mënyrë që të ketë përgjegjsh­mëri, transparen­cë dhe respekt për sundimin e ligjit. Ne ia kemi shtruar këto çështje Kryeminist­rit Rama, siç kemi bërë me paraardhës­in e tij dhe siç do të bëjmë edhe me pasardhësi­n e tij. Kjo është shumë e rëndësishm­e për Shtetet e Bashkuara, është e rëndësishm­e për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Është gjithashtu e rëndësishm­e për rajonin”, është shprehur Palmer për “Zërin e Amerikës”. Gjithashtu, ai ka sqaruar se pozicioni që mbajnë SHBA- të nuk shkon në favor të Kryeminist­rit Rama. “Ne nuk po mbështesim Kryeminist­rin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëve­shjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucio­net shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëve­shjet politike në Shqipëri të zgjidheshi­n përmes këtyre institucio­neve e jo përmes ndërhyrjev­e nga jashtë”, është shprehur Palmer.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania