Panorama (Albania)

Meta në Varshavë: Shqipëria ishte viktima e parë e Luftës

“Krenar për qëndresën tonë heroike ndaj nazifashiz­mit”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti Meta u shpreh dje krenar për kontributi­n dhe qëndresën heroike të popullit shqiptar në luftën kundër nazifashiz­mit.

Kreu i shtetit ishte i pranishëm dje në Varshavë, ku mori pjesë në ceremoninë me rastin e 80- vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në llogarinë e tij në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se të gjithë duhet të punojmë për lirinë, në mënyrë që të mos përsëriten më të tilla tragjedi. “Shumë i nderuar të merrja pjesë sot në Varshavë, në ceremoninë e 80- vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, me ftesë të Presidenti­t të Polonisë, z. Andrzej Duda. Përulje përpara dhjetëra milionë viktimave, heronjve e dëshmorëve që humbën jetën në emër të lirisë e dinjitetit njerëzor, pavarësisë e sovranitet­it, gjatë tragjedisë më të madhe që ka njohur njerëzimi”, shkruan kreu i shtetit. Më tej, Presidenti shkruan se Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e “kësaj murtaje të njerëzimit”, ndërsa shton se ndihet krenar për kontributi­n dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi- fashizmit.” Shqipëria ishte viktima e parë në Europë e kësaj murtaje të njerëzimit, duke kaluar me kurajë sakrifica të jashtëzako­nshme, që nga dita e parë e pushtimit, 7 prillit 1939, deri në ditën e fundit të çlirimit të Europës. Krenar për kontributi­n dhe qëndresën heroike të popullit tonë në luftën ndaj nazi- fashizmit”, shkruan kreu i shtetit në “Facebook”. Presidenti i Republikës kërkon respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe vlerave të demokracis­ë. “Bashkë me shumë krerë shtetesh, shprehëm solidarite­tin për forcimin e paqes dhe ndërtimit të një bote më të mirë, që në themel duhet të ketë lirinë, respektimi­n e të drejtave të njeriut dhe besimin e ndërsjellë. Të gjithë së bashku të punojmë për lirinë, paqen dhe dinjitetin njerëzor, që tragjedi të tilla, të mos përsëriten kurrë më. Të bëjmë çdo përpjekje për të mbrojtur çdo ditë vlerat e demokracis­ë dhe lirisë, që na bashkojnë me NATO- n dhe Bashkimin Europian”, shkruan kreu i shteti Ilir Meta. Në Varshavë u përkujtua dje fillimi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa programin zyrtarisht e ka hapur Presidenti i Polonisë, Andrzaj Duda. Me rastin e shënimit të pushtimit gjerman të Polonisë, që shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, një tubim është mbajtur sot në Varshavë, ku marrin pjesë edhe Presidenti gjerman FrankWalte­ra Steinmeier dhe kancelaria gjermane Angela Merkel.

 ??  ?? Meta, dje në Varshavë
Meta, dje në Varshavë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania