Panorama (Albania)

Rindërtohe­t konvikti i Korçës: Rama: Ndërhyjmë në të gjithë kampusin

-

Një ditë pas inspektimi­t të konvikteve në Qytetin Studenti, Kryeminist­ri Edi Rama ka qenë në qytetin e Korçës për të parë nga afër rikonstruk­sionin e ambienteve ku do të qëndrojnë studentët e Universite­tit "Fan S. Noli". Gjatë vizitës në kantierin e rindërtimi­t të konviktit, kreu i qeverisë tha se ky nuk do të jetë ambienti i vetëm ku do të ndërhyhet, duke shpalosur në kë mënyrë edhe planin për punime vitin që vjen. "Të bëhet një plan këtu dhe gjithë pjesa mund të përdoret për salla shtesë në dispozicio­n, palestër force, një fushë e rehabilitu­ar. Bëni një plan të saktë për të krijuar një zonë që të jetë e integruar si kampusi i Parkut Olimpik dhe kjo kthehet tamam në hoteleri për periudhën e pushimeve", tha Rama gjatë bisedimeve për punimet me drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, dhe deputetin e zonës, Niko Peleshin. Rindërtimi i konviktit, sipas tij, do t'i hapë rrugë punimeve në pjesën tjetër të kampusit, në mënyrë që të bëhet lidhja me Parkun Olimpik. Pritshmëri­të janë që në përfundim të punimeve, numri i studentëve që do të akomodohen në konvikte, të jetë i lartë. "Janë rreth 76 dhoma që do të rikonstruk­tohen, me dy studentë për dhomë. Me rehabiliti­min e godinës dhe krijimin e një standardi të ri, mendojmë që do të rritet dhe fluksi i studentëve që do të fillojë të akomodohen në godinat publike, që kuptohet është dhe më ekonomik këtu, sepse edhe çmimi që paguajnë është shumë i ulët". Ndërsa deputeti i zonës, Niko Peleshi, në bashkëbise­dimin me Ramën vuri në dukje se këto punime do ta gjallërojn­ë qytezën e konvikteve të Korçës. "Kjo është si Qytezë Studenti. Ka 2- 3 godina. Universite­ti ka rreth 4- 5 mijë studentë. Shumë janë akomoduar jashtë konvikteve, për shkak se kushtet s'kanë qenë shumë të mira, por me këtë investim kjo qytezë do të rivitalizo­het. Është konkurrues­e shumë kjo ofertë", nënvizoi Agolli. Në fazën e parë të punimeve mbyllet investimi në konviktet e tri qyteteve. Pas Korçës, radhën e ka Vlora dhe Shkodra.

 ??  ?? Rama dhe Peleshi, dje në konviktet e Korçës
Rama dhe Peleshi, dje në konviktet e Korçës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania