Panorama (Albania)

“Daily Mail”: Ravik Gurra u vra për një çështje gjyqësore në Shqipëri

-

ELBASAN – Avokati i njohur, Ravik Gurra, është vrarë pasi humbi një çështje të rëndësishm­e gjyqësore. Kështu shkruan gazeta britanike “Daily Mail”, duke iu referuar hetimeve për vrasjen e ndodhur para tre muajve në Elbasan. 50- vjeçari me nënshtetës­i britanike u qëllua tri herë në kokë me një stil ekzekutimi mafioz. “Një avokat britanik, që përfaqëson­te një gangster shqiptar në gjyq, u qëllua për vdekje, duke ngjallur dyshime se ekzekutimi i tij erdhi pasi humbi disa çështje gjyqësore me profil të lartë kriminal”, thuhet në shkrimin e gazetarëve Jake Ryan dhe John Lucas. Autori përdori një pistoletë me silenciato­r në momentin e vrasjes, ndërsa Gurra ndodhej i ulur në një kafe bashkë me miq të tij në qendër të qytetit të Elbasanit. Valët tronditëse të vrasjes u përhapën deri në Heartfords­hire, vendin ku jeton bashkëshor­tja e tij, Nina, bashkë me dy vajzat adoleshent­e. Gurra, i cili më parë ka punuar në Home Office ( ministrinë e Brendshme britanike) si përkthyes, ka përfaqësua­r disa mafiozë shqiptarë, mes të cilëve dhe anëtarë të familjes bandite Çapja, por kishte humbur një çështje. Në nëntor, ai përfaqësoi Emiljano Shullazin, i cili u shpall fajtor për gjobëvënie dhe drejtim të një organizate kriminale, duke u dënuar me 14 vite burg. Nuk ka asnjë provë se Shullazi është përfshirë në vrasjen e Gurrës. Një avokat shqiptar, që nuk dëshiron të identifiko­het, i ka thënë “Daily Mail”: Vrasësi i Ravik Gurrës u çoi një mesazh të gjithë avokatëve të kriminelëv­e. Nuk jemi të sigurt kur përfaqësoj­më një kriminel. Kriminelët veprojnë përtej kufijve. Nëse vrasin një avokat në Shqipëri se humbi një çështje, ata mund të vrasin dhe në Gjermani e Angli gjithashtu”. Autorët e vrasjes së ndodhur në mars, pas ekzekutimi­t, dogjën makinën që përdorën për t’u larguar. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen. Një burim i Policisë i ka thënë “Daily Mail” se ka dy pista. E para ka të bëjë me ndëshkimin ndaj Gurrës për humbjen e një çështjeje gjyqësore dhe e dyta është se mund të jetë vrarë nga rivalët e grupit Çapja. “Pas kësaj vrasje ka një urrejtje për humbjet ligjore. Dihet se Ravik Gurra ishte i afërt me Çapjat dhe i lidhur me anëtarë të bandës në Britani dhe ata në Shqipëri. Vrasja mund të jetë bërë dhe nga rivalët e tyre për t’i dërguar një mesazh”, thotë burimi i Policisë. Ravik Gurra emigroi në Britaninë e Madhe në vitet 1990, ku martua me një grua britanike, duke marrë kështu dhe nënshtetës­inë. Fqinjët e tij në Britani e përshkruaj­në 50vjeçarin si një person miqësor dhe familjar. “Ai gjithmonë vinte për të biseduar dhe flisnim shpesh për futbollin”, shprehet njëri prej fqinjëve.

 ??  ?? Makina e djegur e Ravik Gurrës në Elbasan
Makina e djegur e Ravik Gurrës në Elbasan
 ??  ?? Avokati i vrarë, Ravik Gurra
Avokati i vrarë, Ravik Gurra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania