Panorama (Albania)

Me 40 mijë euro e pistoletë me mulli, kapet 54- vjeçari

Mbi 30 mijë euro u gjetën të fshehura në banesë, në Dishnicë

- KORÇE/ DHORJELA ÇULE

Mbahej në vëzhgim nga Policia, pas dyshimeve se ishte përfshirë në aktivitet të paligjshëm, kapet me armë dhe një sasi të konsiderue­shme parash të pajustifik­uara.

Një 54- vjeçar nga Korça ka përfunduar në prangat e Policisë pas një kontrolli të ushtruar në lokalin e tij. Prangosja në flagrancë u bë nga Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, pas dyshimeve që ishin ngritur mbi aktiviteti­n e D. Ç., banues në fshatin Dishnicë. Ndonëse në lokalin e 54vjeçarit nuk u gjet asgjë e paligjshme, efektivët e Policisë arritën të gjenin në njërin prej sirtarëve të banakut një shumë të konsiderue­shme eurosh. Bëhet fjalë për rreth 10 mijë euro. Pas kësaj, forcat e Policisë kanë ushtruar kontroll edhe në banesën e 54vjeçarit. Në shtëpinë e tij private, në Dishnicë, nga kontrolli i imtësishëm u gjet një sasi edhe më e madhe parash, gjithashtu dhe një armë zjarri. Bëhet fjalë për 30 mijë euro, si dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me mulli. 54- vjeçari është vënë në pranga në kushtet e flagrancës, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, ai nuk ka qenë në gjendje të justifikoj­ë shumën e parave prej 40 mijë euro. Në bazë të hetimeve të deritanish­me, Policia ka dyshime se D. Ç. është përfshirë në aktivitet të paligjshëm të organizimi­t të lojërave të fatit. Këtë aktivitet. 54- vjeçari mund ta ketë kryer kohë më parë ose mund të vazhdonte ta kryente deri në ditët e fundit, por nga kontrolli në lokalin e tij, oficerët e Policisë nuk ishin në gjendje të zbulonin të dhëna për të provuar një gjë të tillë. Pavarësish­t kësaj, 54- vjeçari do të hetohet për armëmbajtj­e pa leje, si dhe për pastrim parash. “Specialist­ët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Ç., 54 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë. Nga informacio­ne të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrolli që shërbimet e Komisariat­it të Policisë Korçë ushtruan në lokalin dhe më pas në banesën e tij, në cilësinë e provës materiale iu gjetën e u sekuestrua­n një armë zjarri tip pistoletë me mulli, me 6 fishekë luftarakë pa leje, si edhe rreth 40 000 euro, sasi monetare kjo e pajustifik­uar nga 54- vjeçari. Shtetas D. Ç., dyshohet të ketë konsumuar elemente të veprave penale ‘ Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit’ dhe ‘ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale’. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme”, bëhet e ditur nga Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania