Panorama (Albania)

Sherri, taksisti goditet me kaçavidë, ndalohet 40- vjeçari

-

VLORE – Konflikt për klientin mes taksistëve, njëri plagoset me kaçavidë. Një plagosje me armë të ftohtë është regjistrua­r mesditën e së dielës në qytetin e Vlorës, pranë stacionit të trenit. Në konflikt mësohet se janë përfshirë dy persona, të cilët ushtrojnë aktiviteti­n si taksistë në këtë zonë. Mësohet se, shkak i sherrit mes tyre ka qenë marrja e një klienti në një prej automjetev­e të tyre. Pas konfliktit verbal mes tyre, situata është përshkallë­zuar në dhunë fizike dhe deri në goditje me kaçavidë. I plagosur ka mbetur shtetasi K. B., 44 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës, ku sipas asaj që bëjnë të ditur mjekët, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarj­e ka mbërritur edhe Policia, e cila ka shoqëruar autorin që goditi 44- vjeçarin me kaçavidë, ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. I ndaluar nga Policia është 40- vjeçari, A. P., banues në Vlorë. “Rreth orës 14: 00, në lagjen ‘ 24 Maji’, pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas, të cilët punojnë me taksi. Si pasojë e konfliktit, është dëmtuar, dyshohet me kaçavidë, shtetasi K. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Bëjmë me dije se autori rreth 40 vjeç, A. P., ndodhet në ambientet e Policisë dhe po merret në pyetje në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedural­e”, bëhet e ditur nga Policia mbi ngjarjen. Gjithashtu, pritet të merret në pyetje për të dhënë versionin e tij dhe 44- vjeçari që mbeti i lënduar nga goditja me kaçavidë.

 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania