Panorama (Albania)

Debati për armët dhe të shtënat në Teksas

-

Të shtënat në Teksasin Perëndimor ndodhën disa orë para se një sërë ligjesh për armët e zjarrit të hynin në fuqi në Teksas, ku kanë ndodhur katër nga 10 rastet me të shtënat masive më vdekjeprur­ëse në historinë moderne të Shteteve të Bashkuara. Masat e reja do të lehtësojnë kufizimet e armëve. Pas të shtënave të së shtunës, kandidatët demokratë për Presidentë dolën me deklarata që kërkojnë reformë mbi armët. “Zemrat tona janë me Midlandin, Odesën dhe të gjithë Teksasin Perëndimor, të cilët duhet ta durojnë përsëri këtë... Ne duhet t’i japim fund kësaj epidemie”, ka shkruar, Beto O’Rourke, e cila ka lindur në Teksas. Julian Castro, një tjetër kandidat për Presidencë­n nga demokratët, tha se të shtënat do të vazhdojnë, nëse nuk ndërmerret ndonjë veprim: “Ne duhet të jemi më të sinqertë me veten. Kjo do të ndodhë përsëri. Dhe përsëri”. Nënpreside­nti Mike Pence tha se ai dhe Presidenti Trump janë të vendosur të punojnë me Kongresin “për të adresuar dhe përballur këtë fatkeqësi të mizorisë masive në vendin tonë”. Presidenti Trump tha qartë se po kërkon masa më të forta për kontrollin e armëve, duke përfshirë kontrollet e historikut të personave që duan të blejnë armë, pas të shtënave masive të shtunën në Teksas. “Unë kam folur me shumë senatorë... Njerëzit duan të bëjnë diçka”. Presidenti shtoi se të shtënat nuk kanë ndikuar në atë që po ndodhte në Kongres. “Kjo me të vërtetë nuk ka ndryshuar asgjë, ne po përgatisni­m një paketë”, tha ai. Një mashkull rreth të tridhjetav­e, i cili ishte tërhequr nga trupat e Teksasit, qëlloi me armë në drejtim të tyre dhe u largua, duke lënë pas shtatë viktima. Pasi hapi zjarr gjatë një ndalese trafiku të shtunën në Midland, personi i armatosur hyri në autostradë, duke qëlluar rastësisht drejt banorëve dhe shoferëve. Ai më pas grabiti një kamion postar dhe e braktisi mjetin e tij, duke qëlluar drejt njerëzve ndërsa hyri në Odesa, rreth 24 km larg. Policia u përball me të në një parking kinemaje dhe e vrau gjatë shkëmbimit të zjarrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania