Panorama (Albania)

Si mund të jetojmë së bashku? Hapet gara për Bienalen e Venecias

-

Si mund të jetojmë në një hapësirë të përbashkët, pavarësish­t individual­itetit, kufijve politikë, besimeve, kulturës...? Në kohërat e globalizim­it, kur kufijtë po kthehen gjithnjë e më tepër në koncepte të lëvizshme, kur emigracion­i dhe migracioni janë në vitet e tyre më të bujshme, njerëzve nuk u mbetet veçse të bashkëjeto­jnë me njëri- tjetrin, pavarësish­t prejardhje­s. Nga ana tjetër, parë në një këndvështr­im më të ngushtë, çdokush është i detyruar t'u nënshtrohe­t normave të shoqërisë, pavarësish­t dëshirës së natyrshme për të qenë i lirë. Të gjitha këto janë pikëpyetje, me të cilat shoqëria moderne përballet çdo ditë. "Si mund të jetojmë së bashku?" Këtë pyetje ngre edhe edicioni i 17 i Bienales Ndërkombët­are të Arkitektur­ës në Venecia. Në kuadër të këtij aktiviteti, Ministria e Kulturës, me cilësinë e komisarit të pavijonit shqiptar, ka shpallur thirrjen për paraqitjen e projektit për pavijonin shqiptar në Bienalen e Arkitektur­ës që do të jetë e hapur për publikun më 23 maj - 29 nëntor 2020, me temë: "How will we live together". Tema e kësaj bienaleje është përzgjedhu­r nga kuratori i edicionit të 17, Hashim Sarkis, sipas të cilit: "Kemi nevojë për një kontratë të re hapësinore. Në kontekstin e thellimit të ndarjeve politike dhe rritjes së pabarazive ekonomike, arkitektëv­e i kërkohet të imagjinojn­ë hapësira në të cilat mund të jetojmë së bashku: si qenie njerëzore të cilat, pavarësish­t nga individual­iteti, dëshirojnë të lidhen me njëri- tjetrin dhe me qenie të tjera në botën reale dhe digjitale; si familje të reja që kërkojnë hapësira më të larmishme dhe dinjitoze për të banuar; si komunitete në zhvillim që kërkojnë barazi, përfshirje dhe identitet hapësinor; përtej kufijve politikë për të imagjinuar gjeografi të reja; si një planet që po përballet me krizat që kërkojnë veprim global për ne, që të vazhdojmë të jetojmë".

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt- ide të frymëzuara nga një vëzhgim i kujdesshëm i arkitektur­ës bashkëkoho­re dhe i shoqërisë shqiptare, sidomos aty ku kjo bën ndryshimin, si dhe mjetet vizuale, përmes së cilave ato do t'i komunikohe­n publikut të gjerë dhe profesioni­stëve.

Ky edicion i Bienale do të kërkojë të konfirmojë ndër të tjera idenë se pikërisht në sajë të veçantisë materiale, hapësinore dhe kulturore të saj, arkitektur­a frymëzon mënyrat e ndryshme të të jetuarit së bashku. Në këtë mënyrë, pjesëmarrë­sit e edicionit të 17 duhet të nxjerrin në pah ato aspekte të temës kryesore që në thelb janë arkitekton­ike.

KRITERET

Kandidatët preferohen të jenë studio arkitektur­ore apo ekipe multidisip­linare, të cilat kanë në përbërje të tyre arkitektë ( drejtues i grupit), artistë, graphic designer, kritikë arti, artizanë, sociologë urbanë, planifikue­s urbanë etj.; të dëshmojnë njohuri të mira mbi arkitektur­ën shqiptare; të kenë përvojë kombëtare dhe ndërkombët­are në fushën e arkitektur­ës, urbanistik­ës dhe peizazhit e cila do të dëshmohet përmes portofolav­e të punimeve. Mund të jenë shqiptarë apo të huaj.

Kandidati duhet të jetë i aftë të kryejë studimin dhe të zhvillojë konceptin origjinal të shoqëruar me një rrëfim kuratorial koherent; të hartojë projektin kuratorial të integruar për pavijonin shqiptar në Bienale, së bashku me gjithë përmbajtje­n e ekspozitës përfshirë këtu fotografi, instilacio­ne, modele dhe material të shkruar për panelet e ekspozitës; të hartojë programin kulturor që do të shoqërojë pavijonin shqiptar përgjatë kohëzgjatj­es së Bienales; të realizojë kurimin, zbatimin dhe menaxhimin e plotë të projektit.

Ministria e Kulturës inkurajon të gjithë kandidatët të bashkëpuno­jnë me kuratorë vendas dhe/ ose të huaj që kanë përvoja respektive në organizime dhe pjesëmarrj­e në evente të ngjashme.

PËRZGJEDHJ­A DO TË KALOJË NËPËR DY FAZA:

Faza I: është faza e përzgjedhj­es së projekt- ideve më të mira. Kjo fazë është e hapur deri më 20 tetor 2019, ora 24: 00. Shpallja e fituesve të fazës I: Juria do të bëjë përzgjedhj­en e 3 projekt- ideve më të mira, që do të kualifikoh­en për në fazën e dytë të konkursit, brenda datës 25 tetor 2019. Faza II: është faza e paraqitjes së projekteve të plota të pavijonit shqiptar në Bienale mbi projektide­të e kualifikua­ra në fazën e parë. Këto projekte duhet të paraqiten deri në datën 8 dhjetor 2019, ora 00: 00. Juria do të shpallë kërkesat mbi paraqitjen e projektit të plotë menjëherë pas shpalljes së fituesve të fazës së parë. Shpallja e fituesit: Projekti dhe ekipi fitues do të shpallet brenda datës 13 dhjetor 2019.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania