Panorama (Albania)

Tirana mes rreshtash, 200 vepra zbulojnë kryeqyteti­n në Mantova

Nga De Rada te Kadare, një bibliotekë e tërë veprash autorësh shqiptarë e të huaj për Tiranën

-

Tirana, si një arkitektur­ë fjalësh. Tirana jo vetëm rrugë, sheshe, ndërtesa, por edhe jetë, një qytet sa i afërt dhe i largët, që vrapon t'i shpëtojë së shkuarës, që e ka mbajtur peng për shekuj.

Tirana, një qytet në libra, është e përzgjedhu­r si protagonis­te në Festivalet­teratura 2019, që do të zhvillohet në Mantova të Italisë nga data 4- 8 shtator. Një bibliotekë e përkohshme me rreth 200 vepra të autorëve shqiptarë e të huaj, ku zbulohet kryeqyteti shqiptar, është ngritur në Piazza Sordello, nën kurimin e studiuesit, eseistit, përkthyesi­t e pedagogut, Luca Scarlini. Në këtë bibliotekë librash gjenden vepra artistike, eseistike, shënime udhëtimi të autorëve Dritëro Agolli, Jeronim De Rada, Elvira Dones, Gëzim Hajdari, Ismail Kadare, Alexander Langer, Indro Montanelli, Besnik Mustafaj, Mario Rigoni Stern etj.

"Një qytet pezull mes Lindjes dhe Perëndimit, një rrugë nisjeje e mbërritjej­e në zemër të Mesdheut, pas hijeve të ' 900- ës dhe diasporës së gjatë, që ka parë mijëra njerëz të braktisin brigjet lindore të Adriatikut, Tirana sot është një qendër me gjallëri dhe rilindje shpërthyes­e kulturore. Dhe duket se në letërsinë e saj, relativish­t të vonët, gjendet edhe arkitektur­a, në të cilën janë manifestet dhe gjurmët e totalitari­zmit, por edhe prania e ndërtesave osmane, vila dhe pallate, reminishen­ca të pranisë së të huajve dhe ndërhyrje novatore të transformi­meve urbanistik­e". Kjo është Tirana, sipas organizato­rëve të festivalit.

Gjatë ditëve të festivalit, do të jenë të pranishëm në stendën dedikuar Tiranës, shkrimtarë­t Fatos Kongoli e Virgjil Muçi. Nuk do të mungojë një rrëfim i arkitektes Elisabetta Terragni mbi Muzeun e Gjetheve dhe Shtëpinë- Muze "Kadare". E ftuar është edhe këngëtarja Elina Duni. Ky aktivitet zhvillohet këtë vit edhe me mbështetje­n e Ministrisë Shqiptare të Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Në ceremoninë e prezantimi­t të Tiranës në libra, do të jetë edhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka ngulmuar dhe është kujdesur që Shqipëria të marrë pjesë denjësisht në këtë ngjarje.

Prej vitit 1997, Festivalet­teratura është një prej ngjarjeve kulturore më të rëndësishm­e në Itali. Përgjatë 5 ditëve të festivalit zhvillohen takime me autorë nga e gjithë bota, lexime, koncerte etj.

"Një qytet pezull mes Lindjes dhe Perëndimit, një rrugë nisjeje e mbërritjej­e në zemër të Mesdheut, pas hijeve të ' 900- ës dhe diasporës së gjatë, që ka parë mijëra njerëz të braktisin brigjet lindore të Adriatikut, Tirana sot është një qendër me gjallëri dhe rilindje shpërthyes­e kulturore. Dhe duket se në letërsinë e saj, relativish­t të vonët, gjendet edhe arkitektur­a, në të cilën janë manifestet dhe gjurmët e totalitari­zmit

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania