Panorama (Albania)

Lenjani supergol, Balaj "me fletë" para Kombëtares

-

Legjionarë­t kuqezi lanë gjurmë dje me klubet ku aktivizohe­n, madje tre prej tyre gjetën edhe rrugën e rrjetës. Bekim Blaj, Emir Lenjani dhe Elis Bakaj rezultuan deçizivë, duke ndihmuar skuadrat e tyre në marrjen e 3 pikëve. Vëmendjen kryesore e mori Bekim Balaj, i cili rikthehet protagonis­t në kampionati­n austriak. Sulmuesi i Kombëtares ishte njeriu i ndeshjes, pasi realizoi dopietë në sfidën ndaj Altaçit të vlefshme për javën e 6- të, duke i dhënë suksesin 2- 1 Shturm Gracit. Pas një asisti të Hierlander në minutën e 30- të, shkodrani goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Ai nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 85- të, realizoi edhe golin e dytë në këtë përballje, duke i siguruar një triumf tepër të rëndësishë­m skuadrës së tij. Me dopietën e djeshme, Balaj u ngjit në kuotën e 3 golave në kampionat, në vetëm 6 javë. Bomberi kuqezi duket se po përshtatet mjaft mirë te skuadra austriake pas transferim­it nga rusët e Akhamtit.

LENJANI

Ermir Lenjani po kalon një moment mjaft të mirë me skuadrën e Sionit, teksa dje ka arritur të gjejë përsëri rrugën e rrjetës. Në ndeshjen e kampionati­t zviceran ndërmjet Thunit dhe Sionit, Lenjani rezultoi vendimtar, duke shënuar golin e vetëm të takimit në fitoren 0- 1, që skuadra e tij mori në transfertë. Pas një pasimi të gjatë mjaft të bukur të marrë nga Pajtim Kasami, 30- vjeçari ka arritur t'i shmanget pozicionit jashtë loje dhe mbrojtjes kundërshta­re për të shënuar një gol spektakola­r. Pasi u gjend përballë portierit Lenjani nuk u mendua shumë teksa e kaloi mbi portierin, duke e ndalur në rrjetë në minutën e 18- të të ndeshjes. Ky është goli i dytë për shqiptarin këtë sezon në kampionati­n zviceran, pasi kishte arritur të shënonte edhe në fitoren 3- 1 kundër Zyrihut pak javë më parë.

BAKAJ

Elis Bakaj vazhdon të shkëlqejë në kampionati­n bjellorus me fanellën e Shakhtjor Soligorsk. Sulmuesi shqiptar shënoi dje golin e fitores në sifdën ndaj Energetik- BGU, teksa skuadra e tij arriti të triumfonte në transfertë me rezultatin 1- 2. Ishte fundi i pjesës së parë, momenti kur Elis Bakaj shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë triumf, Shakhtjori u ngjit në vendin e tretë, në kuotën e 43 pikëve, 5 më pak se kryesuesit e Brest, ku këta të fundit kanë dhe një ndeshje më shumë. Kujtojmë që deri më tani, Bakaj ka realizuar 8 gola dhe 7 asiste në 16 ndeshje që ka luajtur si titullarë. Pavarësish­t formës të shkëlqyer, sulmuesi tiranas nuk bën pjesë në planet e trajnerit Reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania