Panorama (Albania)

Fitore e vuajtur në transfertë, Lautaro dhe Lukaku nderojnë Interin

-

Interi ka mposhtur Kaljarin në transfertë, në përballjen e vlefshme për javën e dytë të Serisë A. Një fitore e vuajtur për zikaltrit e Antonio Kontes. Ishte Lautaro Martinez që hapi serinë e golave në minutën e 25- të. Pas një asisti të Sensit, sulmuesi argjentina­s goditi saktë me kokë, duke përshëndet­ur rrjetën. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0- 1 të Interit, teksa në fragmentin e dytë të lojës, vendësit e nisën vrullshëm duke barazuar shifrat me anë të sulmuesit Zhoao Pedro. Pas këtij momenti, zikaltrit morën sërish frenat e lojës në dorë, teksa arritën të gjenin sërish golin e avantazhit, me anë të Lukakut, i cili ekzekutoi saktë një penallti të fituar në mënyrë mjeshtëror­e nga Sensi. Me këtë triumf, zikaltrit u ngjitën në kuotën e 6 pikëve, teksa në sfidën e radhës do të presin Udinezen në shtëpi.

DERBI I KRYEQYTETI­T

Është mbyllur në barazim 1- 1 derbi i kryeqyteti­t mes Lacios dhe Romës. Një përballje tepër emocionues­e, teksa në fund, skuadrat arritën të dilnin nga fusha me nga 1 pikë secila. Roma kaloi e para në avantazh me anë të serbit Kolarov, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 17- të. Pas këtij momenti, menjëherë lacialët u hodhën në sulm, por ishin të pafat, teksa në vetëm dy minuta goditën dy herë shtyllën me Imobilen dhe Korrean. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës së Fonsekës, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, lacialët arritën të barazonin shifrat me Luis Alberton, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 59- të. Titullar në përballjen e sotme ishte dhe gardiani i Kombëtares, Thomas Strakosha, i cili bëri një paraqitje dinjitoze. Me këtë barazim, Lacio u ngjit në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Roma ka arritur të grumbulloj­ë 2 pikë, pas përfundimi­t të javës së dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania